SHPËRNDAJE
iPhone dhe Firefox

Mozilla ka deklaruar se nuk është duke zhvilluar ndonjë version të shfletuesit të saj Firefox për platformën iOS dhe nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë në të ardhmen.

Mozilla mendon se më mirë është të përqendrohet në kohën e vet dhe zhvillimin e saj diku tjetër, se sa për platformën iOS ku nuk u jepet mundësia për të ndërtuar shfletuesin që ata dëshirojnë. Platforma iOS nuk i favorizon shumë shfletuesit e palës së tretë. Përdoruesit  detyrohen të përdorin Safarin si shfletues të tyre kryesor. Kompani të tjera ende zhvillojnë shfletues të tyre për platformën iOS, pavarësisht se produkti i tyre nuk është në gjendje të përdoret si zgjedhje e paracaktuar (primare), sepse ata thjesht vetëm duan të jenë pjesë e iOS-it. Tani për tani, Safari dominon 55% të tregut të shfletuesit mobil, ndërsa Firefox mban vetëm 1%.

Disa ditë me herët Microsoft u gjobit vetëm se BE-ja u kërkoi atyre për tu dhënë konsumatorëve mundësin në zgjedhjen e më shumë shfletuesve ueb në vend të Internetit Explorer-it, mirëpo ata nuk e mbajtën fjalën dhe u dënuan me 561 milion €.

Megjithatë, Firefox-i do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar shfletuesin e saj në platformën Android, sepse kjo u lejon atyre për të krijuar shfletuesin që ata dëshirojnë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE