Ashtu siç edhe është pritur, Google ka njoftuar se ka mbyllur Google Map Maker. Kompania thotë se do të vazhdoj të sjell Map Maker si opsion në Google Maps, por ky mjet ashtu siç e kemi njohur ne, nuk është më.

Google Map Maker, mjeti për të edituar hartat e Google-it po i mbyll dyert. Kompania e kishte paralajmëruar këtë në muajin Mars, sidoqoftë opsioni për të edituar hartat do të jetë i integruar në versionet e ardhshëm të Google Maps.

“Ky përditësim do të na mundësoj që të fokusohemi në sjelljen e eksperiencës më të mirë në editim dhe përmbajtje në Google Maps në të dyja versionet, desktop dhe mobil. Do të vazhdojmë të sjellim karakteristika të reja që të bëjmë të mundur që mund të i bëni të gjitha sikur që jeni mësuar në Map Maker, si editimi i rrugëve etj, duke filluar nga marsi 2017 e tutje”.

Lajmi thekson se duke filluar nga sot, çdo editim në Google Maps nuk do të jetë në dispozicion në Map Maker, si përpjekje për të shtuar shpejtësinë e publikimit të editimeve. Google Map Maker ishte lansuar në vitin 2008, si ide për të i mundësuar secilit të bëj editime dhe sugjerime të përmirësimeve në rrugë, vende dhe mundësi të tjera në Google Maps. /ameble.com