Presidenti amerikan Barack Obama mandatin e tij të dytë e fillon duke arritur një rekord të ri në Twitter. Mesazhi që kishte postuar në Twitter ishte – “Four more years” (edhe katër vjet tjera).
Përveç mesazhit ai po ashtu ka vendosur edhe një foto në të cilën ishte Obama me gruan e tij Michelle, të përqafuar. Me këtë post, janë bërë më shumë se gjysmë-milion retweets, si dhe në kohën e shkrimit ishin të mbledhura mbi 243.000 të preferuarat për këtë post. |amebe| [divider top=”0″]