SHPËRNDAJE

Kompania Oculus tani në pronësi të Facebook-ut po punon ngushtë me kompaninë Samsung për të krijuar Samsung Gear VR, kufjet virtuale si në realitet për Galaxy Note 4, që pritet të lansohet së shpejti për konsumatorët, por që nuk është ky produkti i vetëm i të dy kompanive. Duke folur gjatë ngjarjes Startup Nations Summit në Seul, kryeshefi i Oculus-it Brendan Iribe tha se pritet një fryt i ri në të ardhmen nga ne të dy.

Samsung Gear VR

“Ne do të punojmë për së afërmi me Samsung-un për të zhvilluar më shumë produkte,” ka shpjeguar Iribe, në një raport për CNET. “Ne bashkë me Samsung-un me sukses kemi lansuar kufjet VR këtë vit, dhe si gjithmonë jam i sigurt se do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me Samsung-un”. Iribe nuk ka folur se në çfarë projekti janë duke punuar së bashku këto dy kompani.

Mund të jetë diçka e thjeshtë, ndonjë seri e re e Gear VR, mirëpo për modele të ndryshme të smartphone-ve, ose ndonjë model universal që funksionon me të gjithë smartphone-at e Samsung-ut. Mbetet të shihet në të ardhmen. /ameble