SHPËRNDAJE

Në muajin korrik, Microsoft për publikun e gjerë kishte lansuar versionin falas Office 2013 preview. Ndërsa versioni përfundimtar për përdorues privat nuk do të dal për shitje deri në fillim të vitit 2013. Mirëpo kompania ka njoftuar se Office 2013 momentalisht mund të blihet vetëm nga përdoruesit e kualifikuar të bizneseve të Microsoft-it.

Ata në një bllog të tyre kanë thënë së pronarët e bizneseve nëpërmes  Microsoft Volume Licensing mund të blejnë Office 2013, së bashku me programe të tilla si Exchange Server 2013, Server Lync 2013, SharePoint Server 2013, Project 2013 dhe Visio 2013.

Përdoruesit e pajisjeve me Windows RT, duke përfshirë tabletat Surface, tashmë kanë versionin përfundimtar të Office 2013 RT te instaluar, që përfshijnë versionet e Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote-it. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE