SHPËRNDAJE

Microsoft, versionin e ardhshëm të plotë të Microsoft Office-it pritet të lansoj në gjysmën e dytë të vitit 2015, ky lajm vjen sipas një shkrimi në blogun e Julia White, menaxhere e përgjithshme e marketingut për produktet e Office-it e cila gjithashtu është pjesë e ekipit të Office 365.

Office 2016

Ky version i ri, i cili pritet të quhet Office 2016, është dizajnuar posaçërisht për kompjuterë me mouse dhe keyboard. Të dy versionet për Windows dhe MacOS do të kenë të njëjtin emër dhe pritet të lansohen në të njëjtën kohë. Paketa MS Office mbetet një produkt i rëndësishëm për kompanitë ku shumica e tyre nëpër kompjuterë përdorin aplikacionet duke përfshirë Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint. /ameble