SHPËRNDAJE

Olympus ka prezantuar aparat fotografik digjital të ri VH-520, që posedonn inçizim me definicion të lartë 1080p, si dhe shumë karakteristika tjera.

Bashkë me dizajnin e tij të hollë dhe opsionet me ngjyra mënjanë, kjo pajisje përmban cilësi të shkëlqyer për shkak të teknologjisë iHS që posedon, e cila siç thotë kompania gjendet vetëm në kamera të mëdha që janë me çmime të larta.

Olympus VH-520 posedon 14 megapixel më CMOS sensor, dhe përdor procesorin TruePic V i cili fillimisht është zhvilluar për përdorim në kamera digjitale SLR. Zmadhimi (zoom) është mjaft i lartë më 10 herë zmadhim optikal dhe rritje digjitale deri në 20 herë. ISO range shkon deri në 6400, përmirësimin e dritës HDR si dhe ekranin 3 inç.

Së fundmi, imazhet dhe videot mund të editohen me filtra magjik (Magic Filters), të cilët janë në dispozicion për të aplikuar efekte tek përmbajtja. Olimpus VH-520 do të jetë në dispozicion më ngjyrë të kuqe, vjollcë, kaltër, zezë, dhe ngjyrë kafe. Çmimi i tij nga muaji Prill do të jetë për 149 €. |ameble| 

 

SHPËRNDAJE