SHPËRNDAJE
Çfarë është një OnePlus 5?

OnePlus 5 është produkti më i fundit i OnePlus Kompanisë. Ka një ekran Full HD me 5.5 inç, një procesor Snapdragon 835, 8GB RAM, një kamerë 16MP të dyfishtë, një kamerë 16MP përballë dhe një bateri prej 3,300mAh.

Risitë rreth OnePlus 5

OnePlus është tani në mes të nxjerrjes së përditësimit të tretë të softuerit për OnePlus 5 të sapo lëshuar. Përditësimi, i cili peshon më pak se 60MB, sjell optimizime për intensitetin e dridhjes, regjistrimin video, thirrjen me zë dhe lidhjen në Wi-Fi.

Rregullimet:

  • Rregullon Wi-Fi sinjalin i cili vazhdimisht është shfaqur si i dobët në disa OnePlus 5
  • Rregullon disa aplikacione që nuk janë në gjendje të punojnë në cilësimet apo mjediset e rrjetit IPv6
  • Për të rivendosur lidhjen me një kompjuter me sistemin Windows 10, ju lutemi ta fikni ‘debugging USB’ opsionin përpara se të përditësoni.

Optimizimet:

  • Thirrje me zë më të qartë
  • Përmirësime të mëtejshme të lidhjes Wi-Fi
  • Regjistrimi i videove tani konsumon më pak bateri
  • Intensiteti i dridhjes gjatë marrjes së thirrjeve është akorduar tani në një nivel më të butë

Shkarkimi do të arrijë një përqindje të vogël të përdoruesve dhe gradualisht do të bëjë rrugën e saj për më shumë pajisje, shpjegon OnePlus. Është e paqartë nëse OTA përditësimi po shpërndahet sipas rajonit, por duhet të arrijë në celularin tuaj deri në fund të javës së ardhshme./ameble.com

SHPËRNDAJE