OnePlus ka deklaruar se sistemi i parë i kësaj kompanie tanimë është i gatshëm për përdorim. Sistemi i tyre i quajtur OxygenOS mund të shkarkohet në ketë link, kurse udhëzimet për flash OS i gjeni këtu.

OnePlus, OxygenOS-in e quan një “eksperience të pastër të Android-it”, që është ndërtuar dhe optimizuar posaçërisht për smartphone-in e tyre OnePlus One i cili është bazuar në versionin Android 5.0.2.

Kompania ka bërë një video demonstrim ku ka paraqitur disa nga karakteristikat më të rëndësishme të këtij sistemi, të cilat me të vërtetë janë delikate.

Përderisa të gjitha këto duken të mira, OnePlus nuk thotë se e ka përfunduar softuerin plotësisht, ata kanë inkurajuar përdoruesit për të shkarkuar një aplikacion të tyre ku përdoruesit mund të japin komente. Pra, nëse keni ndonjë sugjerim, OnePlus është i hapur për t’i dëgjuar ato. /ameble