SHPËRNDAJE

Posta dhe Telekomi i Kosovës ka nënshkruar sot kontratën për implementimin e teknologjisë 4G (LTE), me dy kompani prestigjioze, Alcatel Lucent dhe Nokia Solutions Networks.

Vala 4g

Me implementimin e kësaj teknologjie, më moderne në rajon, do të avancohen shërbimet e komunikimit të të dhënave, duke plotësuar kërkesat e konsumatorëve për internet më të shpejtë, shikimin e videove dhe muzikës në paisjet e tyre mobile dhe shumë avancime të tjera.

Teknologjia 4G (LTE) do tu  mundësojë konsumatorëve të Vala shpejtësi komunikimi të të dhënave deri në 100 Mbps, apo 5 herë më të madhe se shpejtësia aktuale në teknologjinë 3G dhe së paku 50 herë më të madhe se shpejtësia aktuale në teknologjinë EDGE/GPRS.

Implementimi do të nis menjëherë dhe shërbimet e teknologjisë 3G do të ofrohen për konsumatorët e Vala-s duke filluar nga muaji shtator dhe ato 4G LTE nga fundi i këtij viti; fillimisht në qendrat urbane për të vazhduar më tej me mbulimin e  85% të vendbanimeve të Kosovës deri në gjysmën e pare të vitit 2015.

Investimet e tilla si ky sot do të rrisin edhe më shumë interesimin e konsumatorëve për shërbimet tona. Ky është moment historik për zhvillimin e operatorit mobil VALA, pasiqë do të jemi ndër operatorët e parë në rajon që po sjellim shërbimin 4G për gjithë konsumatorët.

“Orientimi strategjik i kompanisë me biznes planin aktual është që nga një operator i fokusuar tek të hyrat nga zëri të kalojmë në një operator për ofrimin  e shërbimeve për transferim të shpejt të të dhënave, këtë po fillojmë ta realizojmë sot,” pohon Kryeshefi i PTK, Ejup Qerimi.

“Një falënderim i veçant për arritjen e këtij suksesi u takon punonjësve të PTK të cilët e kanë planifikuar deri në detaje këtë projekt madhor i cili që nga sot hap një dritare të re të zhvillimit të VALA-s”, tha kryeshefi i PTK SH.A.

Kompanitë nënshkruese të këtij projekti Alcatel Lucent/Cacttus dhe Nokia Solutions Networks, zotohen se implementimin e këtij projekti do ta bëjnë në kohë rekorde dhe se nuk do të ketë asnjë vonesë, ndërsa me këtë projekt konsumatorëve të VALA do tu sjellin shërbime ultra-broadband. /ameble