Oppo Find 7Oppo në një uebfaqe kineze Sina Weibo ka shpërndarë një informatë apo ftesë për smartphone-in e tyre të ardhshëm Find 7, duke zbuluar se smartphone i ri do të prezantohet zyrtarisht më 19 Mars në një ngjarje në Peking. Në ketë ftesë thuhet “Find 7 [Are] coming,” si fjali duket një gabim gramatikor, mirëpo kjo rezulton në atë se Oppo po planifikon të nis modele të shumta të kësaj forme.

Oppo Find 7 do të vijë me dy variante 2K dhe 1080p, raporton Engadget duke cituar burimet të saj anonime. Përveç rezolucionit të ekranit nuk dihet shumë për pajisjen. Një spekulim i më hershem kishte shkruar se madhësia e ekranit do të jetë 5.5-inç.

Për fat të keq, OPPO Find 7 nuk do të paraqitet në ngjarjen MWC. /ameble