Smartphone-i Oppo Find 7 po përgatitet të prezantohet në një ngjarje për shtyp që do të mbahet me datën 19 Mars në Pekin dhe paraprakisht në internet është shfaqur një foto e cila si duket është kapur me kamerën e këtij smartphone-i. Sipas të dhënave EXIF që shoqërohen me detajet e fotos, Oppo Find 7 do të vijë me kamerë masive 50 megapikselë, sigurisht se kjo ende nuk është konfirmuar nga Oppo.

Oppo Find 7

Foto më poshtë është e postuar në portalin Weibo që posedon rezolucion 816 x6120 pikselë dhe mund ta shihni në linkun e mëposhtëm të asaj uebfaqe si dhe të dhënat EXIF janë nga Oppo Find 7.

Find7 photo

Ky smartphone është përfolur të vijë me ekran 5.5 inç QHD me rezolucion 2560×1440 pikselë, procesorin 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 801. Oppo Find 7 pritet të jetë në dispozicion në dy versione, me ekran 5.5 inç QHD dhe një tjetër me ekran FHD me rezolucion 1920×1080 pikselë.

Karakteristikat tjera të tij do të përfshijnë memorien e brendshme 16GB, 3GB RAM dhe pritet të vijë me versionin Android 4.4 Kitkat. /ameble