SHPËRNDAJE

Siç edhe kemi njoftuar Google e cila ditën e djeshme ka lansuar një sërë pajisjeve të reja të cilat përfshijnë Google smartphone-in LG Nexus 4, tabletin Nexus 10 dhe rifreskimin e tabletit Nexus 7, të gjitha këto pajisje vijnë me version të ri të Android-it, Android 4.2 Jelly Bean i cili ka një sërë veçorish të reja.

Një nga karakteristikat kryesore që vlen te veçohet në versionin Android 4.2 Jelly Bean është Photo Sphere, që mundëson të përdorni aparatin tuaj nga këto pajisje për të marrë fotografitë në çdo drejtim dhe pastaj i bashkon ato për të formuar një foto të madhe panoramë.

Google tani ka lëshuar një video të shkurtër e cila tregon se si funksionon Photo Sphere në pajisjet me Android 4.2, shiko videon e paraqitur më poshtë. |ameble|

[youtube id=”0poff-mHQ4Q” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE