SHPËRNDAJE

Pak ditë para ngjarjes së ardhshme për teknologji IFA 2014 gjatë së cilës mund të paraqiten shumë pajisje të reja dhe gjithashtu dizajne të reja të orëve të mençura (smartwatch), Asus ka publikuar një video të shkurtër të orës së tyre të re të emëruar ZenWatch.

Asus ZenWatch pritet të shfaqet me platformën Android Wear nga Google dhe çmim i tij pritet të jetë rreth 150$.

Video 30 sekondëshe e publikuar nga Asus zbulon më shumë informacione në lidhje me dizajnin e orës, megjithatë nuk jepet asnjë informacion në lidhje me karakteristikat e tij. Krye-shefi i Asus-it, Jerry Shen me herët kishte deklaruar se dizajni i Asus smartwatch do të jetë më i rafinuar se sa konkurrentët e tij, si dhe do të ketë çmimin konkurrues.

Më shumë detaje dhe një prezantim më të gjerë pritet ta shohim në ngjarjen IFA 2014 që mbahet javën e ardhshme nga 3 Shtatori në Berlin. /ameble

SHPËRNDAJE