Ora e mençur Toq nga Qulacomm tani vjen në treg me ngjyrë të bardhë. Prodhuesi i çipave Qualcomm ka njoftuar për modelin së është me numër të limituar, dhe është në dispozicion më të njëjtën çmim 349 $ sikur modeli origjinal i zi.Qualcomm Toq

Toq përmban teknologjinë e ekranit Mirasol nga Qualcomm, që ofron një pamje më ngjyra të plota dhe është i lexueshëm edhe në rrezet e diellit që gjithashtu ndihmon në jetën e baterisë që mund të qëndroj deri në pesë ditë me një mbushje të vetme. Ky smartwatch përkrahë mbushjen e baterisë pa tela dhe posedon mundësinë me prekje (touchpad) nën ekran. Në vete përmban softuerin e vet i cili sinkronizohet me pajisjet Android për të shfaqur lajmërimet.

Ndryshe nga Samsung Galaxy Gear, Toq është i thjeshtë dhe jo i ngarkuar më funksione të shumta. Nuk posedon kamerë, mikrofon apo edhe spikerë. /ameble