Kickstarter është duke lëvizur ne rrugën e teknologjisë smart, dhe sot shënon fillimin e një hapi tjetër me orët Martian, e cila me këtë përpiqet të dalloj veten nga produktet Pebble dhe MetaWatch me një karakteristikë komanduese me zë. Më Bluetooth-in e aktivizuar funksionon me dy sistemet operative Android dhe iOS, dhe jo vetëm që ju alarmon kur keni një thirrje apo mesazh të ri, por gjithashtu ju lejon qe ju tu përgjigjeni atyre thjesht duke e lëkundur dorën. Ka edhe disa platforma të veçanta në varësi se çfarë lloj të smartphone-it posedoni.
Për shembull, në Android ju mund të merrni më të rejat nga Facebook-u dhe Twitter-i, dhe në iPhone 4S Martian Watch mund të përdoret për të biseduar me Siri. Kjo gjithashtu përfshin një “wireless leash” qe lajmëron në qoftë se keni harruar telefonin tuaj, apo jeni larguar. Posedon ekran të vogël OLED dhe dritat LED për njoftim(notification), vibrim e shumë tjera.
Kjo orë do të jetë në dispozicion në tre versione, pritet të dal në çmim prej 179 deri 229 dollar. |theverge.com|
[youtube id=”DPhVIALjxzo” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]