“Lekura elektronike” shikon shëndetin tuaj.

“Lekura elektronike” shikon shëndetin tuaj.

Kërkuesit në Japoni kanë zbuluar “Lëkurën Elektronike” që mund të vendoset në trupin e njeriut. Është 10 herë më e hollë se qeliza e lëkurës dhe më e ndritshme se një pupël.

Ajo do të ketë shumë përdorime si shikimi i gjendjes tuaj shëndetësore, Ajo mund të vendoset si një Tattoo elektronike ose në të ardhmen si një Televizor në trupin tuaj.

Profesori Takao Someya i Universitetit të Japonisë shpjegoi për BBC Click se si funksionon kjo paisje.

Cilat janë veçorit e Samsung Galaxy S8 që do ti ketë Galaxy S7?

Cilat janë veçorit e Samsung Galaxy S8 që do ti ketë Galaxy S7?

Pra Galaxy S8 ka ekranin e ti të pafundme dhe skanerin iris, pa e përmendur procesorin e shpejtë dhe specifikat e tjera, por është e dukshme se edhe Smartphone një vit më i vjetër Galaxy S7 do ti ketë disa nga veçoritë që e bëjnë Samsung Galaxy S8 special.

UI (Ndërfaqja e përdoruesit), Vizualiteti, dhe Cilësimet

Pas përditësimit të Android 7.0 Nougat, Galaxy S7 dhe S7 edge morën disa nga Galaxy S8 UI. Këtu vijnë disa veçori të reja si ndryshimi i rezolucionit, mënyra të reja të mirëmbajtjes, dhe opsione të ndryshimit të performancës.

Bixby

 

Samsung tashmë ka konfirmuar se veçoria Bixby do të jetë edhe në smartphonët e tjerë Galaxy në të ardhmen, dhe si flagship i vitit të kaluar, Galaxy S7 është shumë afër vendit të parë në atë listë.

Galaxy S7, natyrisht, i mungon pulla e Bixby, që do të thotë se  Samsung nuk do të jetë mund të integrojë Bixby ashtu siç e kishte paramenduar.

Bixby është projekt i madh, me ritme të ngadalta të zhvillimit, pra ky përditësim do të marr kohë deri sa të bëhet.

Tjerat Veçori

Ja si do të shkojnë gjërat për veçoritë e tjera të Galaxy S8:

Përkrahja e DeX

E pamundshme: Edhe nëse DeX do të bëhej për Smartphone tjerë, ajo përkrahë vetëm USB type-c

Fotografia Multi-Frame

E Papëlqyeshme: Ky është inovacioni më i rëndësishëm i kamerës së Samsung Galaxy S8, që e lejojnë të bëjë fotografi shumë më të mira. Samsung do ta qesë shumë poshtë Galaxy S8 nëse e fut këtë veçori në Smartphone të tjerë.

Wallpaper e Pafundme

E Papëlqyeshme: Samsung Galaxy S8 shpalosi Wallpaperin e Pafundme gjatë prezantimit, kjo veçori do të jetë në Lock Screen, në Menynë kryesore, dhe në Gjithmonë-Në Ekran. Dhe siç është vërejtur, Gjithmonë-Në Ekran e Samsung Galaxy S8 funksionon më ndryshe se ajo e Samsung Galaxy S7.

Deep Freeze

Deep Freeze

Qka është deep freeze ?

  • Deep freeze është një software i krijuar nga “Faronics”,i cili pas aktivizimit e mbron bërthamën sistemit operativ poashtu edhe file-t.

 

Pse duhet të zgjedhim DeepFreeze në vend të AntiVirusit?

  • DeepFreeze ofron mbrojtje të fortë të sistemit operativ , i cili pas aktivizimit i ngrin file-t  dhe ka akses administrativ mbi të gjith sistemin operativ.
  • Pas restartimit të sistemit operativ, file-t kthehen në gjendjen e mëparshme dhe gjdo ndryshim i bërë fshihet përderisa ky software është aktiv.
  • Nuk lejon që ndonjë Virus/Malware ti bëjë ndryshime sistemit operativ pa i japur vet përdoruesi akses administrativ.
  • Mbron të gjitha particionet që gjinden në sistemin operativ me të gjitha file-t brenda tyre.

DeepFreeze software funksionon në këto sisteme operative :    Windows , Mac , Windows Server.

DeepFreeze software mund ta gjeni në :

http://www.faronics.com/en-uk/products/deep-freeze/

Versionet e DeepFreeze :

  • DeepFreeze Enterprise
  • DeepFreeze Standard
  • DeepFreeze Enterprise për servera
  • DeepFreeze Standard për servera
  • DeepFreeze për MacOS.

 

 

 

Vie update i ri i Microsoft

Vie update i ri i Microsoft

Zëdhënësi i Microsoft David Dennis thotë ” Ne nuk e kemi vetëm një buton, por janë 400 makina që rifreskohen” .
Windows 10 po lansohet zyrtarisht pikërisht sot, 11 prill, por mos prisni që ta gjeni sot update-in automatikisht falas në kompjuterin tuaj. Microsoft thotë se mund të shkoj edhe për disa muaj kohë deri sa të njoftohen të gjithë.
Ne shkruam një parim udhëzues “mos na dëmtoni” thotë Dennis, duke shtuar se Microsoft ështe duke punuar me prodhuesit individual te pajisjeve kompjuterike për tu siguruar që Update-i  i ri nuk do të shkaktoj probleme të paparashikueshme në PC e tyre.
Cka nëse do të mund të merrni update-in e Microsoft 10 sa më shpejt që është e mundur, këtu i keni tri teknika që mund t’ju sjellin më shpejtë karakteristika të reja.

1) Provoni Microsoft Update

E qartë apo jo? Në qoftë se ju nuk e keni kontrrolluar Update Windows gjatë këtyre javëve të fundit, ju do të dëshironit ta kontrrolloni tani. Microsoft është duke reklamuar krijimin e Microsoft 10 brenda ekranit të windows.
Nëse ju shtypni butonin “Po, më trego se si” nuk jemi plotësisht te sigurt se do t’ju sjell shpejt update-in. Por interesimi juaj regjistrohet me Microsoft, kështu që ndosht nuk dëmtohet të provoni përsëri.
Pasi Update të jetë në dispozicion, hapat duhet të jenë përafërsisht të njejtë si zakonisht.

Hapni menynë e Settings dhe shkoni te update & security > Windows update

Klikoni Check që PC e juaj të bëjë një kërkim të menjëhershëm të update te fundit. Update do të shkarkohet dhe instalohet automatikisht.

Klikoni Restart për të rifreskuar PC-n tuaj dhe për të përfunduar procesin e instalimit. /ameble.com

Xiaomi lanson MI VR Play 2

Xiaomi lanson MI VR Play 2

Sot Xiaomi ka zbuluar pajisjen e tyre të re VR. Thirret MI VR Play 2 dhe është pasardhësi i Mi VR Play, që është lansuar një vit më parë.

Gjenerata e dytë ka një çmim shumë të volitshëm, njejtë sikurse modeli paraprak. Në Kinë, mund ta bleni Mi VR Play 2 për vetem 14 dollarë.

Pajisja do të jetë e gatshme për treg më 19 prill. Në krahasim me modelin paraprak, modeli i ri është i ndërtuar nga një material tekstili, që e bën vendosjen në fytyrë më të rehatshme.

Produkti i ri VR nga Xiaomi është poashtu shumë më i lehtë dhe vjen me disa vrima ‘të padukshme’, për qarkullim më të mirë të ajrit rreth fytyrës suaj, gjatë përdorimit.

Xiaomi ka deklaruar se e ka përshtatur edhe më mirë këtë model për futjen e telefonit.

Çfarë llaptopi me ble?

Çfarë llaptopi me ble?

Një ndër pyetjet të shpeshta – Cilin laptop me ble?

Llaptopat si pajisje multifunksionale janë pothuajse domosdoshmëri në përditshmërinë tonë. Duke marrë parasysh rëndësinë e tyre është shumë më rëndësi të dimë se çfarë llaptopi na nevojitet për t’i kryer punët tona me lehtësi. Me këtë artikull synojmë që sadopak të bëjmë një rrëfyes për secilën kategori të shoqërisë në mënyrë që sa më lehtë secili të identifikoj llaptopin e dëshiruar.

Nisemi nga përdorimi i llaptopit për nevoja të zakonshmë si përdorimi i Skype, shfletimi i rrjeteve sociale, krijimi dhe editimi i dokumenteve të paketës Microsoft Office, pra për nevoja të thjeshta. Për këtë kategori zgjidhje ka shumë dhe çmimi është shumë i leverdishëm. Përfomancat që i rekomandojmë janë: Procesor Celeron N3060, Core2Duo ose i3, RAM 4GB dhe Hard Disk më së paku 160GB. Madhësia e ekranit është e gjitha sipas shijes së përdoruesit. Shënim: Ky llaptop është i përshtatshëm edhe për studentë që gjatë studimeve nuk do të punojnë me programe të rënda si ArchiCad, AutoCad, Artlantis etj.

Ameble rekomandon: https://gjirafa50.com/index.php?dispatch=products.view&product_id=40016

Llaptop të ndryshëm për shtëpi, student, avokat, mjek etj. mund të gjeni në gjirafa50.com
https://gjirafa50.com/kompjutere-laptop/laptop/laptop-per-shtepi/?features_hash=78-24396-7230-18724-4606-11831-114

Për student që kanë punë me programe të rënda si ArchiCad, AutoCad etj., preferohet llaptop me procesor i5, i7 gjeneratës katërt ose më lartë, RAM 8GB, kartel grafike të dedikuar NVIDIA ose AMD, në vend të Hard Diskut preferohet SSD pasi që punon më shpejtë dhe nuk bën zhurmë gjatë punës.

Ameble rekomandon: https://gjirafa50.com/kompjutere-laptop/laptop/laptop-per-biznes/lenovo/laptop-lenovo-thinkpad-e560-15.6-i5-6200u-8gb-1tb-i-zi/

Llaptop të ndryshëm për arkitekt, dizajner, programer, GIS,  etj.

Nga gjirafa50.com : https://gjirafa50.com/kompjutere-laptop/laptop/laptop-per-biznes/?features_hash=77-6758-189_87-708

Për  të luajtur video lojëra moderne dhe editim të multimedias rekomandojm procesor i5, i7 gjeneratës gjashtë osë më lartë, RAM mundësisht 12GB ose më shumë, kartel grafike të dedikuar NVIDIA 750Ti, NVIDIA 1050 ose më të re dhe kombinim të Hard Diskut me SSD; SSD për të futur sistemin operativ ndërsa HDD për të ruajtur skedarët. Ky kombinim është i garantuar të jetë i përdorshëm për këto aktivitete për më së paku 2 vite.

Ameble rekomandon: https://gjirafa50.com/kompjutere-laptop/laptop/gaming-laptop/biznes/laptop-per-gaming-dell-inspiron-15-gaming-7566-i-zi/

Nga Gjirafa50 klikoni për listën:https://gjirafa50.com/kompjutere-laptop/laptop/gaming-laptop/?features_hash=46-81_87-4152-8687-708

Çmimet mund të duken pak të paarritshme,  por  rekomandimet që i kemi bërë janë bazuar në kohëzgjatje maksimale të produktit në mënyrë që përdoruesi të mos ketë nevojë të blej tjetër llaptop mbas një kohe të shkurt. /ameble.com

Si të shkarkojmë Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës

Si të shkarkojmë Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës

Nëse përditësimi është i disponueshëm, ky program do të ju drejtojë në hapat në vijim. Sipas Microsoft ky opsion është për përdoruesit e avancuar.

Metoda e parë zyrtare për të shkarkuar Përditësimin e shumëpritur të Krijuesve të Windows 10-ës përtej programit Windows Insider fillon ditën e sotme.Pikërisht sot të gjitha ata që kanë të instaluar Përvjetorit me numër 1607 mund të shkarkojnë “Windows 10 Update Assistant” dhe të kalojnë në versionin më të fundit të Windows 10-ës.

“Update Assistant” është shumë i lehtë në përdorim. Shkarkoni skedarin .EXE nga Microsoft dhe me një klikim instalojeni.Nëse përditësimi është i disponueshëm, ky aplikacion do të ju drejtojë në hapat në vijim. Sipas Microsoft ky opsion është për përdoruesit e avancuar.Në të vërtetë nuk është një proces aspak i vështirë ose përndryshe prisni datën 11 Prill kur përditësimi ofrohet përmes Windows Update.Një tjetër opsion ngelet shkarkimi i ISO-ve të Windows 10-ës më 11 Prill përmes Media Creation Tool. /ameble.com

Google investon 880 milionë dollarë në LG, për ekranet e lakuara të Pixel 2

Google investon 880 milionë dollarë në LG, për ekranet e lakuara të Pixel 2

Google dëshiron të ndjekë rivalët kryesor të tregut të telefonave, përkatësisht kompanitë si Samsung dhe Apple në drejtim të përdorimit të ekraneve të lakuara në pajisjet e saj mobile.

Google është duke e bërë telefonin e saj të ardhshëm, gjeneratën e dytë të linjës Pixel këto ditë. Dhe tani një raport i ri nga Electronic Times të Koresë së Jugut sugjeron se telefonat e ardhshëm Google Pixel mund të vijnë me ekranin e lakuar OLED.

Në fakt raporti nga ET ka theksuar se Google dëshiron të investojë të paktën 880.2 milionë dollarë në kompaninë e saj partnere LG Display të Koresë së Jugut.

Burimet zbuluan se Google dëshiron të investojë këtë sasi të madhe të fondeve për të marrë një furnizim të qëndrueshëm të ekraneve fleksibile (OLED) për telefonat e saj të ardhshëm Pixel./ameble

Një sulm kibernetik aktivizon 156 sirena emergjence në Dallas të Shteteve të Bashkuara

Një sulm kibernetik aktivizon 156 sirena emergjence në Dallas të Shteteve të Bashkuara

156 sirenat e Dallasit vazhdimisht përdoren për të të paralajmëruar kushte të rënda atmosferike apo tornado. U desh që inxhinierët ti fiknin sirenat manualisht në orën 1:17 të natës.

Një sulm kibernetik aktivizoi të gjitha sirena e emergjencës në Dallas të Shteteve të Bashkuara për rreth 90 minuta gjatë mesnatës të së Premtes u shprehen zyrtarët shtetit të Teksasit.
156 sirenat e Dallasit vazhdimisht përdoren për të të paralajmëruar kushte të rënda atmosferike apo tornado. U desh që inxhinierët ti fiknin sirenat manualisht në orën 1:17 të mesnatës.Qyteti ka mbi 1.6 milion banorë nga mendohet të ketë ardhur edhe sulmi. Ekspertët shprehen se ky është një prej sulmeve më të mëdha kibernetike ndërmarrë ndaj sistemit të emergjencave.Inxhinierët arritën të rikthenin funksionin normal të sirenave mbrëmjen e të Dielës. Hakimi i paprecedent po hetohet nga Komisioni Federal i Komunikimeve.

Facebook ka mbi 5 milion reklamues aktivë në muaj

Facebook ka mbi 5 milion reklamues aktivë në muaj

Në Shtator kompania tha se kishite 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion. Rrjeti social më i madh në botë është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.

Facebook tha ditën e Hëne se numëron mbi 5 milion biznese të cilat reklamojnë çdo muaj në rrjetin social. Shefja operative Sheryl Sandberg në një intervistë për një agjenci lajmesh u shpreh se ky numër reklamuesish ishte një pikë e rëndësishme e rrugëtimit të Facebook.Në Shtator Sandberg tha se kishte 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion. Rrjeti social më i madh në botë është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.Kompania është në një betejë të ashpër me Alphabet për dominimin e reklamimit dixhital.  Dy gjigandët do të “pushtojnë” 46% të tregut online të reklamimit brenda 2018-ës.Në mesin e 5 milion reklamuesve, industritë me shtrirjen më të gjerë janë tregtia online, media dhe distributorët. 75% e tyre janë jashtë Shteteve të Bashkuara ku tregjet me rritjen më të shpejtë janë India, Tajlanda, Brazili, Meksika dhe Argjentina.Pothuajse 50% e reklamuesve krijojnë reklama nga platformat mobile.

Aplikacioni i javës: Wallpapers nga Google

Aplikacioni i javës: Wallpapers nga Google

A jeni të pasionuar në ndryshimin e shpeshtë të prapavijës së ekranit tuaj?

Aplikacioni jonë i javës këtë radhë është Wallpapers nga Google.

Ky aplikacion ju lejon që ta zbukuroni prapavijën e smartphonit tuaj me një koleksion të madh të fotografive, duke lejuar që të zgjedhni nga fotografitë tuaja personale e deri tek ato nga Google Earth.

Një mundësi shumë e mirë është edhe vendosja e shumë fotografive tek kategoria “Favorites” dhe çdo mëngjes do ta filloni me njërën nga ato fotografi në prapavijë.

Për ata që e dëshirojnë këtë aplikacion mund ta shkarkojnë direkt nga Play Store përmes linkut këtu./ameble

Si të instalojmë Whatsapp në iPad

Si të instalojmë Whatsapp në iPad

A ke një iPad dhe dëshiron të instalosh Whatsapp në të?

Nëse po, atëherë këtu ju shfaqim se si të instaloni Whatsapp në iPad.

1.Merrni .ipa skedarin (fajllin).

Para se të fillojmë ajo çfarë duhet të bëjmë është të instalojmë skedarin e aplikacionit i cili përdor formatin .ipa. Këtë nuk mund ta bëjmë direkt në iPad, për këtë arsye do ta bëjmë në mënyrën e vjetër, do ta shkarkojmë atë në Mac. Hapeni Finder dhe shkoni në dosjen e muzikës – se ku është e vendosur kjo, varet nga versioni i OS. Mund ta bëni thjesht duke shtypur Go në menynë lartë. Shtypeni Home e pastaj iTunes pastaj iTunes Media e më pas Mobile Applications ose drejt nga iTunesMobile Applications. Aty do t’i gjeni të gjithë .ipa skedarët që keni shkarkuar. Gjejeni skedarin Whatsapp dhe zhvendoseni në desktop.

Finder> Home > Music > iTunes > iTunes Media >Mobile Applications > WhatsApp.ipa

 2.Shkarkoni dhe startoni iFunbox

Lidheni iPadin me Mac. Përveç iTunes do të na nevojtiet edhe një tjetër program, që të i menaxhojmë skedarët në iPad. Ky është iFunbox i cili mund të shkarkohet këtu. Shkarkojeni dhe startojeni.

  1. Hapeni iFunbox dhe klikoni Install App
  2. Duhet ta shihni Whatsapp.ipa këtu. Hapeni
  3. Aplikacioni Whatsapp do të instalohet në iPad.

3.Instaloni Whatsapp në iPhone

Tani, duhet të instaloni Whatsapp në iPhone ashtu siç e keni bërë gjithmonë, duhet të jetë një instalim i ri, nëse e keni të instaluar më herët ndoshta duhet ta shlyeni dhe ta instaloni përsëri. Hapeni, dhe regjistrohuni me numrin që dëshironi ta përdorni në iPad. Si zakonisht do ju vijë kodi për verifikim.

Kur ta përfundoni lidheni iPhonin tuaj me Mac. Shkoni në User Applications nën hyrjen për iPhone klikoni dy herë te Whatsapp dhe më pas kopjoni dosjet Libary dhe Documents në desktop. Kjo përmban të dhënat e regjistrimit.

User Applications > WhatsApp > kopjo Library dhe Documents në desktop

4.Kopjimi i të dhënave të regjistrimit

Gati përfunduam. Largoni iPhonin dhe lidheni përsëri Ipadin me Mac dhe hapeni iFunbox, shkoni tek User Applications nën hyrjen për iPad dhe pastaj në Whatsapp. Documents dhe Library që ndodhen këtu i zëvendësojmë me ato që ndodhen në desktop pra të dhënat që i kemi dhënë në iPhone i kopjojmë në iPad.

Mbylleni Whatsapp në iPad dhe hapeni përsëri në mënyrë që ta largojmë mesazhin që thotë që aplikacioni nuk punon.

Do të keni mundësi që shumë mirë ta përdorni Whatsapp në iPad nëse i bëni të gjithë këta hapa me kujdes.