SHPËRNDAJE
Një mori telefonësh Android janë të rrezik ndaj sulmeve të hakerave të cilët përdorin sinjalet Wi-Fi për të shënjestruar viktimat e tyre u shpreh një hulumtues sigurie.

Problemi i sigurisë fshihet në çipet Wi-Fi të prodhuara nga Broadcom dhe përdorur në pajisjet Android po edhe iOS. Apple reagoi menjëherë përmes iOS 10.3.1 por në Android të gjithë e dinë se kundërpërgjigje e tillë është e pamundur.

Në një postim në blog publikuar ditën e Marte, ekipi hulumtues i Projektit Zero pranë Google tregonte sesi një haker mund të merrte nën kontroll një Nexus 6P përmes proksimitetit të Wi-Fi dhe pa nevojën e asnjë ndërveprimi nga ana e përdoruesit.

Konkretisht hulumtuesi Gal Beniamini kishte përdorur frekuencat Wi-Fi të cilat përdornin vlera të parregulltat për të mbingarkuar firmware e çipit. Në këtë mënyrë ai kishte arritur të shkruane kod arbitrar mbi memorjen e pajisjes.

Google do të adresojë këtë problem sigurie me buletinin mujor të Android në telefonët Pixel dhe Nexus. Duke pasur në konsideratën rrezikshmërinë e lartë që bart kjo dobësi sigurie, përdoruesit duhet ta instalojnë menjëherë përditësimin sapo të jetë i disponueshëm.

Në Android një zgjidhje e këtij problemi në mënyrë të menjëheshme është e pamundur. Kjo sepse Google publikon përditësimet e sigurisë në faza mujore dhe vetëm për një numër të kufizuar telefonësh Android. /ameble.com

SHPËRNDAJE