Pamjet e smartphone-it iPhone 6 që kanë dal nga Sonny Dikson janë pamjet e fundit që janë shfaqur në internet. Si duket këto pamje janë ndryshimet e fundit të finalizuara nga Apple për modelin smartphone-it të tyre të ardhshëm, ku disa raporte të pavarura pretendojnë se do të jenë jo një por dy modele të reja të iPhone-it që do të lansohen ketë vit. Njëri është thënë të jetë iPhone 6 me ekran të madh dhe përmasa rreth 4.7 inç diagonalja, kurse tjetri do të jetë një phablet iPhone me ekran 5.5-inç. Të gjitha këto të dhëna janë vetëm thashetheme që kemi parë deri me tani, mirëpo aktualisht çdo gjë është e pa zbuluar.

MacRumors gjithashtu kanë pasur mundësinë që për së afërmi ti shohin këto foto, që duken të jenë të cilësisë shumë më të mirë, ku aty shfaqen pamje të pajisjes plotësisht të çmontuar.  Katër imazhet e asaj që mund të jenë të iPhone-it të ardhshëm mund t’i shihni më poshtë. /ameble