Prodhimit të kompanisë Panasonic në segmentin e televizioneve Plazma mund ti vij fundi. Reuters raporton se Panasonic është në rrugën e pezullimit të saj në prodhimin e televizioneve Plazma, si pjesë e planeve të saj për zvogëlimin e biznesit gjatë tre viteve të ardhshme. Raporti për planet e kësaj kompanie u shfaq fillimisht nga gazeta japoneze Nikkei.
Biznesi për televizionet Panasonic ka arritur kulmin e saj duke gjeneruar rreth 10.5 milionë $ në shitje gjatë vitit 2009 dhe 2010. Megjithatë, ky biznes pritet të vazhdoj dhe gjenerojë sa gjysma e shumës se deri tashme deri në vitin 2015 dhe 2016 për prodhimet që ka bërë.
Reuters sipas disa burime të afërta të kompanisë raporton se Panasonic tanimë veç ka nënshkruar përmbylljen e prodhimit për Tv-të Plazma, mirëpo kompania ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur më ketë. |ameble| [divider top=”0″]