SHPËRNDAJE

Panasonic ka prezantuar kamerën e tyre të re Panasonic Lumix GH4 me lensa që mund të ndërrohen, dhe që i ofron përdoruesve mundësinë për të incizuar video me rezolucion Ultra HD 4K ose 4096 x 2.160 pikselë. Panasonic Lumix GH4 është i ngjashme në dizajn më modelin e kaluar GH3 dhe është ndërtuar duke përdorur një kornizë nga magnezi së bashku me dizajnin që mbron atë nga pluhuri dhe nga stërpikjet (ujë apo çka do tjetër).

Panasonic e ka pajisur ketë kamerë me 16 megapikselë me sensor për fotografi, posedon procesorin 4-bërthamor që mund të fotografoj në 25600 ISO dhe 12 fps.

Panasonic Lumix GH4 është kamera e parë që ofron incizim me pamje Kinema 4K (C4K, me rezolucion 4096 x 2160) dhe gjithashtu QHD me rezolucion 3840 x 2160.

Për momentin ende nuk informacione për çmimin ose disponueshmërinë në mbarë botën. /ameble