SHPËRNDAJE

Kompania e njohur Panasonic është në përfundim e sipër të prodhimit masiv të video projektorit laserik profesional më të hollë në botë. Imazhet e para të këtij projektori u shfaqen në panairin më të madh të teknologjisë se avancuar “Combined Exhibition of Advanced Technologies” (CEATEC) i cili mbahet çdo vit në Japoni.

Emri që ky projektor mban është “Panasonic 100-lumen laser projector” qe transmeton “beam” (rreze) imazhin  në madhësinë 800×400.  Trashësia e tij është vetëm 75mm dhe kjo ëshë ajo që e bënë kaq të veçantë këtë projektor. Kompania Panasonic ka shprehur ambiciet e saja që të integrojnë këtë projektor edhe në teknologjinë e smartphone-ve  në të ardhmen e afërt. Çmimi dhe data se kur do të dalë në shitje ky projektorë akoma nuk dihen.

Më poshtë mund të shihni disa foto të marra të produkteve të Panasonic të cilat janë prezantuar dje në panairin CEATEC në Japoni. |engadget| |ameble|

[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE