Panasonic ka prezantuar tabletin e jashtëzakonshëm Toughpad FZ-M1. Ajo çfarë e bënë të jetë i tillë këtë tabletë është shpejtësia procesorike e tij dhe fakti se është dizajnuar për të përballuar tortura të ndryshme duke përfshire forcën fizike, lagështinë, kushtet atmosferike etj..
Njëjtë sikur produktet e tjera të serisë Toughpad Panasonic edhe FZ-M1 është i mbështjellë me izolator mbrojtës ndaj ujit që mundëson që tableti të zhytet në ujë deri në thellësinë 1.5 metër dhe të mos pësoj kurrfarë dëmtimi. Për më shumë Panasonic FZ-M1 është tepër i qëndrueshëm ndaj çdo elementi duke përballuar kështu pesha dhe hedhje të ndryshme.
Kjo pajisje është e certifikuar me standardin IP 65 dhe MIL-STD-810G. Kompania Panasonic proklamon se produkti i saj është ndër më të hollët dhe më të lehtët tabletë në tregë që ka këto standarde të sigurisë dhe këto përformanca harduerike procesorike.
Ekrani i kësaj pajisje është 7 inç, dhe procesori i tij është Intel Core i5 vPro i gjeneratës së 4të i shoqëruar nga 8GB RAM memorie dhe hapësira e tij është 256GB në diskun SSD. Edhe pse ky tabletë ka përformancë të lartë procesimi, në të nuk ka të integruar ndonjë flutur për ftohje, ngase dizajni harduerik i tij është unik dhe i tillë që gjithçka të jetë e përballueshme.
Tableti Panasonic Toughpad FZ-M1 ka një portë USB 3.0, mundësinë për kyçje të microSD kartës, ka Bluetooth, GPS, Wi-Fi, NFC, UHF RFID dhe modelim 4G LTE. Sistemi operativ i këtij tableti është Windows 8.1 Pro.
Shitja e Panasonic Toughpad FZ-M1 do të nisë nga çereku i dytë i 2014 dhe çmimi për këtë pajisje do të jetë rreth 2100 dollarë Amerikan. /ameble