Siç po duket Acer është duke u përgatitur të publikoj një produkt të ri. Është fjala pikërisht për pasardhësin e Iconia Tab A210 i cili është pagëzuar me emrin Acer Iconia Tab A220. Informata për këtë pajisje janë kapur nga baza e të dhënave të GL Benchmark. Fatkeqësisht nuk kemi ndonjë fotografi për të shfaqur dukjen e këtij tableti, por kemi disa informata në lidhje me specifikat harduerike për këtë të fundit.

Acer Iconia TabA220 përmban procesor katër-bërthamorë Tegra 3 nga NVIDIA, ndër të tjera ky procesor ka frekuencë të operimit prej 1.3GHZ e cila nuk është shumë më e madhe në krahasim me tabletët tjerë që i shohim në treg kohëve të fundit, gjë që na bënë të mendojmë se arsyeja prapa kësaj është ruajtja e baterisë për një kohë më të gjatë të këtij tableti.

Ekrani i A220 pritet të jetë i madhësisë 10.1 inç, dhe rezolucioni i tij pritet të jetë 1280 me 800 pikselë. Ky tablëtë do të ketë të instaluar sistemin operativ Android 4.1.2.

Acer Iconia Tab A220 pritet që te dalë në treg nga fundi i këtij vitit.

|ameble| [divider top=”0″]