SHPËRNDAJE

Në Google janë duke qarkulluar disa thashetheme për modelin e ri të smartphone-it Nexus 5, i cili pritet të projektohet përsëri në bashkëpunim me kompaninë LG. Smartphone-i i ri Nexus 5 i koduar me emrin “Megalodon” parashihet të lansohet në Tetor të këtij viti.

Përveç fotografisë e cila si duket tregon prototipin e Nexus 5, janë shfaqur edhe specifikat e tij. Nexus 5 do të ketë ekranin 5.2 inç OLED HD 1080, procesorin Qualcomm Snapdragon 800 2.3 GHz, 3 GB RAM DDR3 dhe hapësirë të brendshme 16/32/64 GB, kamerë të pasme 16 Megapixel nga OmniVision si dhe ajo frontale 2.1 Megapixel.

Nëse këto thashethemet janë të vërteta atëherë, definitivisht kemi të bëjmë me një super smartphone i cili do të jetë konkurrent numër 1 në tregun e smartphone-ve. A do të arrij Google të jetë konkurrent edhe më çmim të kësaj pajisjeje, mbetet të shihet në të ardhmen e afërt. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE