Nokia Lumia 625Vetëm disa orë pas njoftimit të sotshëm nga Nokia se një lajm i madh do vjen të martën në mëngjes, një imazh për shtyp me karakteristika të plota për modelin Lumia 625 është shfaqur online nga një uebfaqe finlandeze Puhelinvertailu. Nëse kjo pamje dëshmon të jetë e vërtetë, atëherë ky smartphone-i Lumia me ketë pamje të bukur do të prezantohet nesër dhe kështu tani ne kemi edhe disa nga detajet e këtij modeli.

Lumia 625 thuhet se do të vijë e pajisur me ekran  4.7 inç Gorilla Glass 2 SPI WVGA LCD me rezolucion 800X480 pikselë, procesorin 2-bërthamor Snapdragon S4 me 1.2GHz, 512MB RAM, baterinë 2000 mAh dhe Bluetooth 4.0. Gjithashtu do të ketë dy kamera, të pasmen 5 megapikselë për incizim 1080p dhe atë frontale VGA.

Këto janë vetëm disa nga informatat që kemi deri me tani, për me shumë mbetet të shihet ditën e prezantimit nga Nokia.|ameble|