Pas suksesit të paparë me shitjen e Samsung Galaxy S2 me më shumë se 30 milion njësi dhe S3 me më shumë se 20 milion njësi, duket se Samsung dëshiron të shfaq para nesh faktin se pjesë e pemës familjare të Galaxy-s është edhe Samsung Galaxy S2 Plus i cili konsiderohet të jetë më i mirë në përformancë se S2 dhe më i dobët se S3. Thashethemet rreth Smartphone-it Samsung Galaxy S II Plus (GT-I9105) kanë filluar të bëhen më të zhurmshme sot duke vërshuar portale të ndryshme në internet me lajme rreth kësaj pajisje.
Edhe pse fillimisht është spekuluar se Galaxy S II Plus do të përmbajë procesor prej 1GHz, detajet e reja sugjerojnë se procesori i këtij smartphone-i do të jetë 1.4 GHz me PowerVR SGX 544MP GPU Procesor. Nëse nisemi nga këto përformancë shohim se Galaxy S II Plus do të ketë të njëjtat përformance me Amazon Kindle Fire HD (8.9”).
Detaje të tjera të përfolura që Galaxy S Plus përfshinë Android 4.0.4 Ice Cream Sandwich, me ekran 4.3-inc Super AMOLED Plus (960×540), 1GB RAM, dhe 8- megapiksel kamerë, dhe rritje të kapacitetit për mbështetje të microSD. Ky Smartphone do të ofrohet në dy ngjyra (kaltërt dhe hiri), GT-I9105 do të ofrohet në dy versione si 16GB dhe 32GB. Meqenëse këto nuk janë të dhëna zyrtare, ne nuk e dimë se a do të ndodhë apo kur do të ndodhë që Samsung Galaxy SII Plus të shfaqet në mesin tonë, megjithatë ka shumë indikacione që ky lajm së shpejti të bëhet i vërtet dhe neve na mbetet të presim. |drippler.com| |ameble.com| [divider top=”0″]