SHPËRNDAJE

Parlamenti Evropian ka votuar sot heqjen e tarifatave Roaming gjatë përdorimit të telefonin celular, brenda shteteve të Evropës. Nga tani kostoja për të bërë një telefonatë apo shkarkuar të dhëna nëpërmes internetit nga një vend tjetër i BE-së do të jetë i njëjtë si nga shteti ku jeton, kjo vlen vetëm përbrenda shteteve evropiane.

Ky ndryshim pritet të hy në fuqi nga data 15 Dhjetor, vitin e ardhshëm, sepse kërkon kohë për miratimin nga ana e qeverive të BE-së.

Shumë konsumatorë janë përballur me fatura të larta pas ngritjes së kostos për Roaming jashtë shtetit së ku jetojnë. Vitet e fundit BE-ja ka nxjerr ligje të ndryshme për uljen e këtyre shpenzimet, kështu që njërit nga operatoret evropian Telecom u është detyruar të heq tërësisht tarifat.

Një studim brenda Komisionit Evropian është se 94% e evropianëve nuk përdorin internetin e tyre kur udhëtojnë jashtë vendit dhe brenda Evropës, për shkak të kostos së Roaming-ut.

Rregullat e reja po vijnë në një kohë kur përdoruesit përdorin gjithnjë e më shumë internetin nga pajisjet mobile smartphone dhe tablet. Tani perderisa rrjeti 4G ofron shpejtësi edhe më të shpejtë të shkarkimit, konsumi i të dhënave pritet të rritet në mënyrë eksponenciale. /ameble

SHPËRNDAJE