SHPËRNDAJE

Nëse jeni lodhur aq shumë saqë nuk jeni në gjendje të lëvizni nga zyra për të shkuar në kuzhinë, atëherë mos u brengosni sepse tani ka zgjidhje për ju.

Kompania Parrot e njohur për prodhimin e veglave fluturuese siç është AR Drone, tani në CES 2014 ka publikuar produktin e saj më të ri MiniDrone.

Fluturakja Parrot MiniDrone është më e vogël dhe tejet më e avancuar në krahasim me AR Drone. Përderisa AR Drone ishte i madhësisë rreth 60 cm, MiniDrone është aq i vogël sa të zë shuplaken e dorës.

Por madhësia më e vogël sjell edhe të metat e saj, ngase MiniDrone nuk ka të integruar ndonjë kamerë për të parë apo incizuar.

Në vend të kësaj, MiniDrone tani është e pajisur me një set të rrotave të ngjitura në pjesën anësore të saj  që mundëson ngjitjen në mure dhe në pjesët më të larta dhe ka të integruar kamerën e cila është emëruar Jumping Sumo. Nëse dëshironi të përdorni vetëm pjesën fluturues të MiniDrone atëherë rrotat mund ti ndani dhe prapë ti bashkoni varësisht nga dëshira juaj.

Çuditërisht, për të realizuar komunikimin pajisja MiniDrone tani nuk mund të lidhet përmes Wifi, por përmes Bluethooth. Parrot MiniDrone funksionin përmes pajisjeve iOS dhe Android.

Çmimi i kësaj pajisje akoma nuk është publikuar, por sipas thashethemeve ajo do të shitet rreth 300 dollarë amerikan.

[youtube id=”3LZgTgI0REk” width=”600″ height=”350″]

/ameble

 

 

 

SHPËRNDAJE