SHPËRNDAJE

Nga tani, ju mund të keni kontrollin mbi inboxin tuaj në Gmail sepse me mundësin e re “Pause” Inbox, ju mund të vëni mesazhet e reja në pritje, duke e bërë atë në mënyrë që ato nuk do të shfaqen në Inbox-in tuaj derisa ju jeni gati për ti lexuar ato.

Thjesht instaloni një aplikacion (kliko mbi linkun e dhënë më poshtë që dergon tek uebfaqja inboxpause.com), rifreskoni Gmail-in tuaj dhe ju do të vëreni një buton të ri “Pause” mbi inboxin tuaj në Gmail.

Kur ju klikoni mbi butonin “Pause”, mesazhet e reja do të ndalen, dhe nuk do të vijnë në inboxin tuaj në Gmail. Në vend të kësaj, ato do të mbahen në një vend të veçantë deri sa të jenë gati për mesazhet e reja. Nëpërmjet  “Pause” inboxin ju keni mundësi ti njoftoni njerëzit që mesazhi i tyre nuk do të dorëzohet në inboxin tuaj. Ndërsa inbox juaj është ndaluar, ju do të shihni një baner në krye të dritares tuaj Gmail që shënon si  më poshtë;

“Your inbox is currently paused. Please click the blue UNPAUSE button to see what’s waiting for you”

Kjo tregon se inboxi juaj është pauzuar. Ju lutem klikoni mbi UNPAUSE butonin e kaltër për të parë së çfarë ju pret, është fjala për mesazhet e reja.

Mbi klikimin mbi unpause, të gjitha mesazhet që i keni marrë gjatë pushimit do të zhvendoset në Inbox tuaj, dhe mesazhet e reja do të arrijë si më parë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE