Shumë çka mund të ndodhë brenda 60 sekondave. Shembull, një daktilograf i mirë mund të shkruaj rreth 80 fjalë ose përdoruesit e YouTube-it mund të fusin 72 orë video brenda 1 minute. Përderisa rrjetet sociale ta japin ndjenjën se interneti është një qytet i vogël ku të gjithë janë të lidhur njeri me tjetrin, e vërteta është krejt ndryshe. Të dhënat që transferohen në internet për çdo minutë nga 2.4 miliardë përdorues, janë të mëdha dhe të pa imagjinueshme.
Brenda një minute, përdoruesit e email-ave dërgojnë 204 milionë mesazhe, Amazon arrin 83.000$ shitje online kurse përdoruesit e Apple-it shkarkojnë rreth 48.000 aplikacione. Në rrjete sociale, përdoruesit e Facebook-ut shpërndajnë 2.460.000 përmbajtje, 277.000 cicërima bëhen nëpërmes Twitter-it kurse përdoruesit e Tinder-it shfletojnë në të majtë apo djathtë 416.667 herë.
Stafi nga Domo ka nxjerr këto statistika në një infographic (shih më poshtë) që shfaqë në detaje disa të dhëna të pabesueshme që gjenerohen në internet për çdo minutë. /ameble