SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën Mbretërore të Norvegjisë, dhe Shoqatën për Softuer të Lirë dhe të Hapur – FLOSSK do të organizojnë në shkurt ngjarjen “Wiki Academy Kosovo”,  zbatimin e së cilës do ta merr përsipër IPKO Foundation, që me sukses pati përmbyllu ngjarjen e parë “Mobile AppCamp Kosovo” në nëntor të vitit të kaluar.

Përmbajtja online që ekziston mbi Kosovën në internet është mjaft e varfër dhe shpeshherë në rezultatet në internet shfaqen më shumë gjëra negative e gënjeshtra sesa të vërteta që ekzistojnë mbi vendin. Si rrjedhojë e kësaj Wiki Academy do të synojë përmirësimin e kuantitetit dhe kualitetit të përmbajtjeve online mbi Kosovën, duke e shfaqur atë më mirë dhe duke mundësuar që qytetarët e vendit të kontribojnë në këtë drejtim duke sjellë artikuj e fotografi cilësore mbi Kosovën në enciklopedinë Wikipedia, në kategori të ndryshme si trashëgimi kulturore, politikë, ekonomi, çështje sociale, gjeografi, etj. Wikipedia siç dihet është një ndër 10 faqet e vizituara në internet dhe praktikisht burimi i parë i informacionit për tema të ndryshme.

Gjatë Wiki Academy Kosovo pjesëmarrësit do të takohen edhe me mentorë dhe ekspert hulumtues nga Kosova dje jashtë saj, duke mësuar këshilla të dobishme hulumtimi për të përmirësuar reputacionin online të Kosovës.  Përveç kësaj pjesëmarrësit do të kenë rastin të fitojnë edhe shpërblime, ku vlen të theksohet se do të ndahen nga 1,000 Euro për tre artikujt apo kontributet më të mira, dhe 1,000 euro për fotografitë më të mira nga individët. Gjatë muajit janar do të organizohen prezantime të detajuara rreth projektit dhe mënyrës së aplikimit në disa universitete dhe shkolla të mesme të Kosovës.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, pjesë e së cilës ka qenë edhe ngjarja e organizuar kohë më parë Mobile AppCamp Kosovo. Për të mësuar më shumë vizitoni www.wikiacademykosovo.org.

Digjitale është një prej partnerëve medial, dhe në kuadër të bashkëpunimit do të sjellë para visitorëve të saj disa tema interesante që mund t’ju hyjnë në punë atyre që janë të interesuar për të marr pjesë në Wiki Academy Kosovo. |digjitale| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE