Fillimi Për ne

Për ne

Logo-favicon“a me ble” është krijuar nga entuziastë të Teknologjisë Informative me mision dhe vizion, ngritjen e njohurisë në Teknologji, disponueshmerinë e saj në territorin tonë, si dhe nxitjen në përdorimin e Teknologjive “green” me qëllim global të ruajtjes së planetit tonë. Përmes portalit tonë, synojmë që të krijojmë një komunitet, që tu sigurojmë lajme të përditshme në sektorin e teknologjisë, duke përfshirë harduer, softuer dhe vegla (gadgets) nga e gjithë bota.

Ameble, rolin kryesor e luan tek vlerësimi apo paraqitja e produkteve në detaje e cila është e ndarë në disa pika:

  • Vlerësim – vlerësimi në thellësi i pajisjeve të fundit në mënyrë të paanshme, për karakteristikat dhe zhvillimet e asaj teknologjie të re. Mënyra e Vlerësimit nënkupton: përshkrimin e pajisjes në detaje harduerin/softuerin (me shkrim apo video), përparësitë/dobësitë e pajisjes dhe demonstrimi i tyre duke i krahasuar me pajisje të rangut të njëjtë, demonstrimi i funksionalitetit të pajisjes, demonstrimi i mundësive të pajisjes, shpjegimi i teknologjisë së pajisjes në detaje, krahasimi me modele të mëparshme të pajisjes etj.
  • Video Shpaketim (Unboxing)– shpaketimi i një pajisje të caktuar nga paketa/kutia, dhe prezantimi i komponentëve përcjellëse të pajisjes.
  • Video Praktike (Hands-on)– prezantimi i një pajisje të teknologjisë duke përfshirë: harduerin/softuerin e pajisjes, dizajnin e pajisjes (të gjithë butonat e integruar në pjesën frontale, pjesën e pasme dhe në pjesët anësore) dhe përshtypjet e para të asaj pajisje.
  • Video Prezantim– prezantimi i një pajisje për marketing duke përfshirë: përshkrimin e harduerit/softuerit (nëse është e aplikueshme) të pajisjes, funksionalitetin e pajisjes, mundësit e pajisjes dhe teknologjia e pajisjes.

Ne, me plot sinqeritet mirëpresim këshillat dhe kërkesat nga të gjithë lexuesit. Në qoftë se keni dëshirë të na informoni për ndonjë lajm apo vegël të jashtëzakonshme që posedoni, ju lutem na shkruani në info@ameble.com. Gjithashtu, për çfardo pyetje, kërkesë për publikim, lajm, apo lidhur me vlerësimin e ndonjë produkti, na kontaktoni nëpërmes formës së kontaktit.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit ameble.com, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2012 Stafi ameble