Microsoft thuhet së është duke u përgatitur të bëj lansimin e dytë të planifikuar për ketë vit, për përditësimin e Windows 8.1. I njohur si Windows 8.1 Update 2, ky update (përditësim) i ardhshëm është me sa duket më i vogël se Update 1, dhe pritet të mbërrij si “Patch Tuesday” i cili është planifikuar për 12 Gusht, sipas një imazhi që është postuar në një uebfaqe ruse PCPortal.org.ru.

Nuk është e qartë se çfarë tipare të reja do të përfshihen në ketë përditësim, ose nëse kjo do të ketë vetëm përmirësime të disa gabimeve. Portali tjetër Neowin thotë se përditësimi do të jetë më i vogël se ai i mëparshmi, dhe do të sjellë vetëm “stabilitet”.

Prapë, nuk dihet nëse ky përditësim do të kthej menynë Start të versioneve të mëparshme. Detaje të tjera rreth Windows-8.1 Update 2 nuk ka për momentin, me përjashtim të imazhit që ka rrjedhur ku përmend datën e lansimit që mund ta shihni më poshtë: /ameblewindows-8-1-update-2-august-12-leak