SHPËRNDAJE

Google nxjerr përditësimin e ri të aplikacionit të tyre Google Chrome për platformën Android dhe iOS që vjen me disa karakteristika dhe përmirësime të reja në performancë.

Versioni i ri i Chrome-it është projektuar të jetë me i shpejtë, dhe sipas Google-it është 25% më shpejt se versioni i mëparshëm, detajet e plota të përditësimit mund të shihni më poshtë:

  • Përmirësimi i performancës në lëvizje (scrolling)
  • Përmirësimi i reagimit në zmadhim (zooming) të faqeve
  • Veprimi i shpejtë i faqeve (falë versionit të fundit të motorit V8 javascript)
  • Audio vazhdon të luajë, përderisa Chrome është në sfond
  • Mbështetje është zgjeruar për karakteristikat HTML5

Për më shumë detaje në lidhje me përditësimin e aplikacionit të fundit Google Chrome mund të gjeni në blogun Google Chrome. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE