SHPËRNDAJE

HTC One CameraHTC One pritet të lëshoj një përditësim të ri i cili përveç që ngrit cilësinë e kamerës në mënyrë të konsiderueshme gjithashtu bënë edhe disa përmirësime tjera.

Përditësimi  i kamerës është bërë për shkak të një të mete (bug) të vogël, i cili tani ndikon në  përmirësimin e shpejtësisë së fotografimit dhe përcaktimet e ISO-s. Rezultatet pas këtij përditësimi janë shumë të dukshme (dhe të mirëpritura), si në mprehtësi ashtu edhe në plotësimin e ngjyrave.

Përmirësimet e tjera në këtë përditësim përfshijnë kualitetin dhe cilësitë e shëndosha të zërit, shërbimi i përditësimit sipas vendit se ku ndodheni dhe përmirësime tjera në stabilitet.

Ky përditësimi i fundit mund të çimentojë pozitën e këtij modeli si një nga smartphone-t më të mirë.

Pra, ju që posedoni një smartphone të tillë mund të shikoni në ditët e ardhshme për shkarkimin e këtij përditësimi. |ameble|

SHPËRNDAJE