SHPËRNDAJE

Microsoft Xbox One (1)Përditësimi  tjetër i madh për Microsoft Xbox One pritet të ndodh në muajin Gusht me ç’ rast përdoruesit do të përfitojnë shumë benificione. Një nga gjërat më të mëdha që sjell përditësimi në fjalë është padyshim mbështetja për 3D Blu-ray.

Nëse ju tanimë keni një TV 3D si dhe një Xbox One, atëherë nëpërmjet konsolës Xbox One ju mund të shikoni filmat 3D. Përveç përkrahjes për filma 3D, përditësimi i ri mundëson edhe shkarkimin e lojërave si dhe aplikacioneve të ndryshme nëpërmjet Xbox One. Po ashtu, përdoruesit do të marrin edhe njoftimin për kontrolloret në momentin kur iu bie fuqia dhe kur duhet të kyçen në kosolë.

Për më shumë, do t’ju njoftojmë pasi që të lansohet përditësimi i ri. /ameble

SHPËRNDAJE