Skype ka lëshuar versionin 3.0 për Android, i cili sjell mundësinë e saj të re për kyçje me email adresë të Microsoft-it. Gjithashtu ka përshtatur UI (User Interface) për tabletë të ri si Galaxy Tab 2, Nexus 7, Transformer Prime nga ASUS dhe disa të tjerë.

Menytë dhe navigimi janë ri-dizajnuar për të mundësuar vendosjen e reklamave ne pjesën e ekranit shtesë, lista e kontakteve do të jetë e paraqitur në qendër te ballinës si dhe disa ndryshime tjera.

Përditësimi i Skype-it është në dispozicion për shkarkim në dyqanin online Google Play Store dhe mund ta merrni nëse posedoni SO Android. |ameble|

[youtube id=”g7jemPb4QQc” width=”600″ height=”350″]

[divider top=”0″]