Sot, Google ka lansuar një përditësim për aplikacionin Hangouts messanger, duke e bërë këtë aplikacion më atraktiv për përdoruesit dhe duke u shndërruar më shumë në një konkurrent serioz për Viber dhe WhatsApp.
Në këtë përditësim të Hangouts, Google ka mundësuar që ti përsonalizojmë kontaktet që i kemi në listë duke i mundësuar përdoruesit që të vendos zile, muzikë apo këngë për secilin kontakt veç e veç.
Për të aplikuar këtë përditësim, krejt çfarë duhet të bëni është të klikoni në mënynë People&Options, më pas të zgjedhni chat message sound për të ndryshuar zilen e mesazheve që pranoni apo Call ringtone për të ndryshuar zilen e thirrjeve për secilin kontakt në Hangouts. /ameble