Një raport i ri tregon se përdoruesit në përgjithësi nuk janë të interesuar të paguajnë për aplikacione të pajisjeve mobile dhe me kalimin e kohës zhvilluesit e aplikacioneve janë detyruar të bëjnë aplikacionet e tyre pa pagesë.

Kompania për analiza dhe statistika Flurry të enjten ka publikuar se në mes të 2010 dhe 2012, aplikacionet falas llogaritet të jenë nga 80% deri 84% nga të gjitha aplikacionet që eksitojnë. Megjithatë, në vitin 2013 ky numër ka shkuar deri në 90% dhe nuk duket se trendi po ndryshon por po shkon nga një vijë e njëjtë.

Flurry App chart 1

Përdoruesit e Apple iPad-it duket të jenë më të gatshëm të paguajnë për aplikacione që kushtojnë deri 0.50$, duke vazhduar tek përdoruesit e iPhone-it me 0.19$ për aplikacion. Kurse përdoruesit e Android janë akoma më pak të interesuar për të blerë aplikacione, shpenzimet që bëjnë në aplikacione një mesatare është prej vetëm 0.06$ për aplikacion. Pra, përdoruesit këtu më shumë pëlqejnë reklamat që sillen tek aplikacionet pa pagesë se sa të heqin ato dhe të paguajnë për një aplikacion.

Kjo gjithashtu tregon se në platformën Android ka më shumë aplikacione pa pagesë se tek platforma iOS. Platformat tjera nuk janë të përfshira në ketë statistikë. |ameble|