Rezultatet nga anketimi i fundit Arbitron smartphone në SHBA, tregojnë se përdoruesit e iPhone-it shpenzojnë më shumë kohë duke luajtur lojëra në celularet e tyre në krahasim me përdoruesit e Android-it.

Sipas rezultateve të anketës gjatë muajit dhjetor të vitit 2012,  85.7% e përdoruesve të iPhone-ve luanin lojëra ndërsa 76% ishin përdorues të Android-it.

Paneli anketues tregon po ashtu se përdoruesit e iPhone-it shpenzojnë një mesatare prej 12 orë dhe 23 minuta duke luajtur lojëra, ndërsa përdoruesit e Android-it shpenzojnë një mesatare prej 8 orësh dhe 4 minuta. |ameble| [divider top=”0″]