SHPËRNDAJE

Skydrive logoMicrosoft ka njoftuar se përdoruesit e shërbimit të saj SkyDrive Pro, e cila është në dispozicion për abonentët e shërbimit Office 365, tani në dispozicion kanë 25GB hapësirë për të dhëna në llogaritë e tyre. Deri sot ka qenë vetëm 7GB me mundësi zgjerimi deri 50 – 100GB më çmim të ndryshëm.

Kjo ofertë nuk është një mundësi krejt e lirë, pasi që ju duhet të paguani për abonim në Office 365 në mënyrë që të keni qasje në SkyDrive Pro, por është në të mirë të përdoruesve të cilët edhe ashtu posedojnë 7GB. Kjo vlen gjithashtu për çdo përdorues që planifikon të paguaj abonim të ri. Prapë së prapë, ky veprim e ndihmon Microsoft-in të mbeten konkurrent i fortë kundër shërbime të tjera të tilla si Dropbox dhe Google Drive.

Microsoft ka njoftuar gjithashtu edhe për një opsion të ri brenda kësaj që quhet “Shared with me” që ju mundëson të shihni dokumente tjera që janë ndarë me ju, ngjashëm siç është në Google Drive Docs. |ameble|

SHPËRNDAJE