SHPËRNDAJE

Java  që e lamë pas ishte javë e fundit të vitit 2012, një javë e përmbylljes së një kapitulli të vjetër. Edhe ne si gjithë ju, jemi munduar që këtë fund vit t’ia kushtojmë më të dashurve tanë, për t’iu uruar një vit të mbarë, një vit të shëndosh dhe një vit të suksesshëm.

Edhe në këto ditë festive, jemi munduar sadopak të ju informojmë për të rejat nga bota e teknologjisë nga të cilat kemi veçuar vetëm disa ngjarje më interesante.

Pa padyshim lajmi që bëri një “BOOM” siç themi ne, është zbulimi i imazhit për shumë të pritur Samsung Galaxy S4. Specifikat e përfolura që pritet të jenë pjesë e Samsung Galaxy S4 përfshijnë ekranin e madhësisë 4.99 inç Super AMOLED Full HD me rezolucion 1080×1920 me densitet të pikselëve 441 ppi. Procesori i S4 pritet të jetë katër-bërthamorë 2 GHz Exynos 5450 me RAM memorie prej 2 GB. Sa i përket kamerave, ato pritet të jenë 13MP kamera e pasme dhe 2MP kamera e përparme. Sistemi operativ i Samsung Galaxy S4 përflitet të jetë Android 4.2.1.

Këtë javë kompania Canoncial e cila merret me zhvillimin e sistemeve operative të hapura siç është Ubuntu, ka paralajmëruar se do të futet në botën e sistemeve operative për teknologjinë mobile dhe atë të korporatave. Ky sistem operativ patjetër që është i veçantë në krahasim me iOS, Android apo Windows Phone, i cili është bazuar në Linux.

Aplikacionet turistike janë një prej trendeve më të zakonshme në vende të ndryshme të botës. Aplikacione të tilla janë të pakta rreth Kosovës e Shqipërisë, dhe pothuajse çdo informacion që kërkojnë turistët e orientojnë vetën nga web faqet që shfaqen në Google, apo përmes shërbimeve si tripadvisor. Megjithatë, duket se ka të tillë që dëshirojnë të përmirësojnë këtë situate, siç është rasti me tre zhvillues të rinj nga Kosova, Amar Syla, Ardit Krasniqi de Gentian Sadiku, të cilët kanë zhvilluar një aplikacion për Android de iOS të quajtur “iKosova”, i cili sjellë në duar të perdoruesve informacione mbi qytetet e Kosovës me fotografi dhe detaje të tjera plotësuese. Për më shumë informacione rreth këtyre aplikacioneve dhe shkarkimin e tyre, mund ti gjeni edhe në web faqe www.ikosova.info.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE