SHPËRNDAJE

Permbledhja javore post

Me shpresën se keni kaluar një kohë të bukur feste pranë familjes dhe miqve, shfrytëzojmë rastin që të fillojmë me përmbledhjen javore për fundjavën e parë të vitit 2014.

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Acer Liquid Z5Lansohet Acer Liquid Z5– Si duket Acer është duke u përgatitur mirë për vitin 2014 duke lansuar produkte të ndryshme. Kjo e dëshmon edhe lansimi i smartphone-it Liquid Z5, një pajisje e rangut të mesëm.

ZTE gati për CES 2014, pritet të prezantoj Smartphone, Smartwatch dhe pajisje tjera– Kompania kineze ZTE javën e ardhshme pritet të udhëtoj nga Kina për në Las Vegas për të prezantuar një pjesë të vogël të pajisjeve të saja të reja në CES 2014 me shpresën e rritjes se imazhit të vetë si prodhues i smartphone-ve dhe teknologjive tjera.

Lansohet Tableti Acer Iconia B1 – Acer ka shtuar edhe një tjetër tablet Iconia në linjën e tyre, Acer Iconia B1, një tablet për të cilin nuk duhet shpenzuar shumë para.

Zyrtarizohet Kamera Samsung Galaxy 2– Deri më tani kemi dëgjuar shumë thashetheme në lidhje me lançimin e Kamerës Samsung Galaxy 2 kurse tani kjo pajisje e shumë përfolur është zyrtarizuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e PS4 tejkalojnë shitjet e Xbox One– Sipas një raporti të fundit nga MCV, në Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e Sony PlayStation 4 janë në avantazh ndaj shitjeve të Xbox One.

TOP 10 filma të shkarkuar nga Interneti– Shkarkimi i torrent-ave ende paraqet një problem të madh botëror në njërën anë, ndërsa në anën tjetër torrent-at paraqesin një mundësi të lehtë për shfrytëzuesit e Internetit që në mënyrë piratërie të shikojnë dhe shkarkojnë filma, muzikë, aplikacione, libra dhe materiale të tjera pa asnjë pagesë të vetme.

Samsung në përgaditje të Smart Telepilotit– Kompania Samsung ka njoftuar se është duke u përgatitur për lançimin e telepilotit Smart, të cilin pretendon të prezanton në ngjarjen CES 2014 e cila pritet të mbahet javën e ardhshme.

Lansohet Xolo Q3000– Prodhuesi indian lansoi smartphone-in e ri Xolo Q3000 i cili përkrahë dy SIM kartela dhe vjen me sistemin Android 4.2 Jelly Bean.

Më ketë përmbledhje ju urojmë një vikend dhe javë të këndshme dhe mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE