Gjatë javës që e lamë pas, në Berlin të Gjermanisë, ishte mbajtur ngjarja IFA 2014 me ç’ rast janë prezantuar shumë pajisje të reja nga brendet botërore, andaj ndani disa minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.
Pajisjet më të reja
Sony Xperia Z3 Compact. Siç kishte edhe paralajmëruar, në ngjarjen IFA 2014 kompania Sony prezantoi modelin Sony Xperia Z3 Compact dhe tani më ky model është zyrtarizuar. Sony Xperia Z3 Compact vijën me një ekran 4.6 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Snapdragon 801 me shpejtësi prej 2.5GHz,, 2GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB , kamerën frontale 2.2 megapiksel, kamerën kryesore 20.7 megapiksel me sensor nga Sony Exmor RS dhe një bateri të fuqisë prej 2600 mAh.
Samsung Galaxy Tab Active. Samsung ka shtuar edhe një tablet Android në gamën e tyre të pasjeve të reja, një pajisje e projektuar për përdoruesit në biznes. Samsung Galaxy Tab ActiveGalaxy Tab Active vjen me një ekran WXGA 8 inç me rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 1.2GHz, 1.5GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 64GB, 1.2 megapikselë kamerën frontale si dhe atë kryesoren 3.1 megapikselë.
Nokia Lumia 730, Nokia Lumia 735. Microsoft njoftoi për dy modele të reja të modelit tani më të njohur Lumia, Lumia 730 dhe Lumia 735, të dedikuara për Selfie. Të dy modele, Lumia 730 dhe Lumia 735 janë të pajisura me një ekran HD 4.7 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, të përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 1.2GHz nga Qualcomm Snapdragon 400, 1GB RAM memorie, 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 128GB.
Sony Xperia E3. Në ngjarjen IFA 2014, Sony ka zyrtarizuar modelin Xperia E3, një pajisje e rangut të mesëm. Sony Xperia E3 vjen me një ekran 4.5 inç me rezolucion prej 854 x 480 pikselëve, të përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 1.2GHz nga Qualcomm Snapdragon, 1GB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 32GB.
Lenovo Vibe Z2 64-bit. Vibe Z2 është i pari smartphone 64-bit i prodhuar nga Lenovo, që do të thotë se do të jetë në gjendje të përfiton nga versionet e ardhshme nga Android që do të mbështesin pajisjet me performancë të lartë harduerike. Lenovo Vibe Z2 Sony është i pajisur me një ekran 5.5 inç me rezolucion prej 1290 x 720 pikselëve, i përkrahur nga procesori 64-bit 4-bërthamor me shpejtësi 1.4GHz nga Qualcomm Snapdragon, 32GB hapësirë të brendshme, kamerën frontale 8 megapikselë, kamerën kryesore 13 megapikselë dhe një bateri 3000mAh.
Motorola Moto 360. Motorola më në fund ka zyrtarizuar orën e mençur Moto 360 dhe pajisja tani më është dispozicion për të blerë në SHBA me çmim prej 249,99$. Motorola Moto 360 vjen me ekran 1.56 inç me rezolucion prej 320 x 290 pikselëve i mbuluar me Corning Gorilla Glass 2, procesorin TI OMAP 3, 512MB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme dhe pajisja vjen me sistemin Android Wear OS.
Motorola Moto X. Në ngjarjen IFA 2014, Motorola ka zyrtarizuar modelin e ri të smartphone-it, Motorola Moto X. Motorola Moto X vjen me një ekran të plotë OLED 5.2 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, i përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 2.5GHz nga Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM memorie dhe 16GB /32GB hapësirë të brendshme.
Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në Facebook, Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble