SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Edhe pse jemi në Shtator, po e përmbyllim edhe një javë të nxehtë të verës. Për ata që nuk kanë pasur mundësi të përcjellin ngjarjet të prezantuara nga ne ose një ri-freskim për ata që janë vazhdimisht në frekuenca tona, kemi përgatitur si gjithnjë përmbledhjen e ngjarjeve më interesante të kësaj jave.

Fillimisht ju njoftojmë për prezantimin e një produkti Ultabook i teknologjisë së fundit për të cilin gjatë kësaj jave kemi incizuar video shpaketimin si dhe kemi shfaqur karakteristikat e plota të kësaj pajisje, fjala është për Acer Aspire S7. Për më shumë detaje rreth pajisjes mund të shikoni videon më poshtë:

[youtube id=”uFlIGcVgIJw” width=”600″ height=”350″]

IFA 2013

Ngjarja IFA ende vazhdon deri më datë 11 Shtator, por shkurtimisht po ju paraqesim disa produkte me kryesore qe janë prezantuar gjatë kësaj ngjarje.

Versioni HDMI 2.0 – në Berlin Forumi HDMI Inc, ka njoftuar për arritjen e versionit të ri të HDMI-së, HDMI 2.0. HDMI 2.0 është e para që zhvillohet nga ky forum, që ofron një ngritje të konsiderueshme në shpejtësi (Bandwidth) duke i ofruar përdoruesve deri në 18Gbps, për të mbështetur rezolucionin Ultra me definicion të lartë (HD) 4K@50/60 (2160p) e cila ofron 4 herë qartësi se sa rezolucioni i tanishëm i videove 1080p/60.

Galaxy GearGalaxy Note 3 dhe Galaxy Gearedhe Samsung ka prezantuar phablet-in Galaxy Note 3 dhe ora e mençur (smartwatch) Samsung Galaxy Gear që karakterizohet me ekran OLED 2.3 inç (320 x 320) dhe e ka mundësinë e lidhjes me pajisjen tuaj Android nëpërmjet Bluetooth-it. Gjithashtu vjen me aplikacione të android-it të integruara si Health Tracking, Social Media opsionin me zë S Voice,  pajisja mund të përdoret për të bërë thirrje, do të ketë qasje në internet në mënyrë që ju mund të hyni direkt nga pajisja, bateria e saj ofron përdorim deri në 10 orë. Posedon kamerë 4 megapikselë, 1 GB RAM dhe platformën Android Jelly Bean.

Lenovo – Lenovo gjatë këtij panairi në Berlin të enjten ka njoftuar për dy produkte të reja të saj me platformën Android, ato janë smartphone Vibe X dhe tableti S5000. Më pastaj Lenovo ka prezantuar një pajisje të re duke vazhduar kështu me serinë e saj të monitorëve ThinkVision, Lenovo ThinkVision LT2934z.

Sony Xperia Z1 – Sony në një ngjarje të cilën e kemi dhënë drejtpërdrejt duket se nuk ka lënë asnjë sekret pa përmendur në lidhje me smartphone-in e tyre të fundit, Xperia Z1 i cili u prezantua në IFA 2013. Për me shumë detaje lexoni artikullin.

Të tjera

Yahoo LogoYahoo me logo të re – Pas një procesi një mujor në përzgjedhjen e logos, Yahoo tani ka bërë përzgjedhjen e logos së re. Logo e ridizajnuar e Yahoo-së është me ngjyrë vjollcë dhe mban shenjën e pikë-çuditëses në fund.

Android KitKat – Përveç Honeycomb, Gingerbread, Eclair, Ice Cream Sandwich dhe i fundit Jelly Bean që janë parë selinë e Google-it, tani kompania ka ngritur një statujë të një figure të madhe të Android-it e bërë nga KitKat. Gjithashtu një imazh i statujës ishte postuar nga kreu i Android-it, Sundar Pichai, në Google +. Kjo i bie që versioni i ardhshëm i Android-it 4.4 do të duhet KitKat.

Në po të njëjtën ngjarje Google në Youtube (kanalin e tyre zyrtar) kanë publikuar edhe një video të cilën e kanë hequr menjëherë, në ketë video si duket është paraqitur edhe modeli Google Nexus 5.

LG – Zyrtarizohet tableti i ri LG G Pad me ekran 8.3 inç. Disa nga karakteristikat për tabletin e parë të LG-së përfshijnë procesorin 4 bërthamor 1.7Ghz Qualcomm Snapdragon 600, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme për të dhëna, kamera e pasme 5 kurse ajo frontale 1.3 megapikselë, bateria 4600mAh, ekranin WUXGA me rezolucion 1920 x 1200 dhe do të jetë me platformën Android 4.2.2. Do të jetë në dy ngjyra në të bardhë dhe të zezë.

Acer – Prezantohet smartphone-i Acer Liquid S2 që incizon me rezolucion 4K Liquid S2 dhe vjen me platformën Android 4.2.2 me disa funksione të reja të aplikacioneve, duke përfshirë Acer Float UI, Acer Data Traffic Manager dhe Acer Print.

HTC – Kompania HTC tani më ka zyrtarizuar smartphone-in e ri HTC Desire 300. Desire 300 nga HTC është smartphone që karakterizohet me një ekran të gjerë 4.3 inç me rezolucion prej 480 x 800 pikësela, procesor 2 bërthamorë 1 GHz dhe kamerë  të pasme 5 megapikselë.

Microsoft-NokiaNokia-Microsoft – Padyshim lajm i vitit e jo vetëm lajm i javës. Vetëm disa javë pasi që kryeshefi i Microsoft-it Steve Ballmer njoftoi për tërheqjen e tij brenda intervalit kohorë prej një viti, tanimë kemi një lajm tjetër të madh nga Microsoft-i. Gjiganti i softuerëve kompjuterik ka rënë dakord në blerjen e kompanisë mobile Nokia në vlerë prej 7.18 miliardë dollarë. Kompania Microsoft do të paguaj 3.79 miliardë € për të gjithë biznesin e saj që përfshinë të gjithë kurorën e smartphone-ve. Jo vetëm kjo plus 1.65 miliardë € tjera do të paguhen për licencat e patentevë të Nokia-së, duke rezultuar në një çmim të konvertuar në 7.18 dollarë amerikan.

Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE