SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisjet e reja

HTC Rapid Charger 2.0. HTC ka lansuar mbushësin (karikuesin) Rapid Charger 2.0, një mbushës të ri dhe të shpejtë i cili shkurton kohen e mbushjes së pajisjeve në 40%. Pajisja përdor teknologjinë e re të Qualcomm-it, Quick Charge 2.0  që është e përshtatshëm me pothuajse çdo smartphone ose tabletë.

HTC Rapid Charger 2.0

Samsung Galaxy Note Edge. Blerësit amerikanë do të “vuajnë” teksa do të shikojnë çmimin e phablet-it Samsung Galaxy Note Edge. Phablet-i doli në treg në Japoni 2 javë më parë dhe në Korenë e Jugut javën e kaluar, kurse do të dalë në tregun amerikan më datë 17 Nëntor në 5 kompanitë kryesore telefonike (Sprint, T-Mobile, AT&T, Verizon dhe U.S. Cellular). Çmimet e kompanisë AT&T janë bërë të ditura. Galaxy Note Edge do të kushtojë 399.99$ me kontratë 2 vjeçare ose 945.99$ pa kontratë.

Epson shtypësi Wirless “WorkForce WF-100. Për ata që udhëtojnë shumë, shtypja e një dokumenti mund të jetë nganjëherë problem. Para se të niseni në ndonjë takim nga zyra keni shtypur dokumentet e duhura, mirëpo nganjëherë keni harruar diçka, për ketë Epson ka lansuar një shtypës (printer) me Wirless, WorkForce WF-100, që mund të përdoret kudo. Sipas kompanisë, ky është shtypësi pa tela “më i lehtë dhe më i vogël në botë”, dhe siç po e shihni në imazhin e mësipërm që është krahasuar me një çantë të madhësisë normale, që duhet të pranojmë se duket vërtet i vogël.

Lenovo S90 Sisely. Muajin e kaluar kanë rrjedhur disa foto të smartphone-it të ri S90 Sisely nga Lenovo i cili dukej mjaft i ngjashëm me iPhone 6, ndërsa nga sot ky model është lansuar zyrtarisht. Lenovo S90 vjen me ekranin Super AMOLED 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Snapdragon 410 me shpejtësi prej 1.2GHz si dhe 1GB RAM memorie.

Motorola Moto Maxx. Motorola ka prezantuar modelin Moto Maxx i cili është identik me modelin ndërkombëtar Verizon Droid Turbo. Moto Maxx vjen me ekranin QHD 5 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselë me dendësi prej 565 ppi dhe ka të instaluar versionin Android 4.4.4 KitKat.

Softuer dhe Aplikacione

Dalin pamjet e versionit të LG të Android 5.0 Lollipop. Ne tashmë kemi parë fotot e versionit të Samsung të sistemit Android 5.0 Lollipop dhe tani rradhën e ka LG. Pasi LG konfirmoi në disa shtete se LG G3 do të përditësohet me Android 5.0 këtë vit, kanë filluar të dalin dhe fotot e këtij sistemi. Në foto dallohen qartë veçoritë e Lollipop si për shembull ndërfaqja e njoftimeve. Ndërfaqja ka shumë veçori të Lollipop, por në foto dallohet gjithashtu se LG mund t’i mbajë butonat e navigimit që përdoren në sistemin 4.4.2. Nuk është ende e qartë nëse LG do ta mbajë dizajnin e këtyre butonave apo do ta zëvendësojë me dizajnin origjinal të Lollipop.

Android Lolipop 5.0

Aplikacioni Dropbox shumë shpejt për pajisjet Windows Phone. Të dyja edhe Microsoft edhe Dropbox kanë njoftuar për partneritetin e përbashkët që ka të bëjë me integrimin Office-it, si dhe ruajtjen e të dhënave online në Dropbox. Ata që më së shumti do ta mirëpresin ketë lajm janë pronarët e pajisjeve me Windows Phone. Nga kjo kuptojmë se nuk ka më nevojë të instalohen aplikacione të palës së tretë duke përfshirë CloudSix, edhe pse ndoshta do të marrë pak kohë deri sa aplikacioni Dropbox për Windows Phone të vijë në dispozicion. Një gjë është e sigurt nga tani se aplikacioni është në përgatitje dhe është thënë të vijë gjatë muajve të ardhshëm.

Të tjera

Custom ROM për Note 2 sjell disa veçori të Note 4. Samsung Note 2 ende mbetet një telefon/phablet mjaft i pëlqyer, edhe pse është i prapambetur në performancë dhe specifika. Falë grupit të programuesve Team Electron, Galaxy Note 2 është rikthyer me më shumë opsione të reja. Team Electron ka krijuar një ROM për Note 2 që përfshin shumë veçori të marra nga Note 4, si për shembull Ultra Power Saving Mode dhe opsionet Air Command. Ky ROM i përshtatur ka emrin DN4 (Ditto Note 4) sjell opsione të reja, ndërfaqen e re grafikë dhe shumë aplikacione të Samsung-ut që janë risi e Note 4. Siç mund ta shihni në videoe më poshtme, Note 2 performon mjaft mirë me këtë ROM të instaluar.

https://www.youtube.com/watch?v=V3RPWVuDWUA

Google Glass zyrtarisht ndalohet të përdoret në kinemat e SHBA-ve. Një nga të mirat që ka Google Glass është se incizon video shumë lehtë. Kjo është perfekte nëse incizon në ndonjë organizim familjar apo edhe kur je ne pushime, mirëpo jo nëpër kinema apo teatro. Motion Picture Association of American (MPAA) dhe National Association of Theater Owners (NATO) kanë njoftuar për “tolerancë zero” apo politikë të re ndaj Google Glass dhe pajisjeve tjera të incizimit që janë të kësaj forme nëpër kinema apo ngjarje të ngjashme.

Google dhe LG nënshkruajnë marrëveshje për patenta të përbashkëta. Patentat për shpikjet elektronike kanë shkaktuar mjaft probleme në industrinë celulare. Google dhe LG Electronics kanë zgjedhur të parandalojnë problemet e mundshme për një kohë të gjatë. Dy gjigandët e teknologjisë kanë nënshkruar një marrëveshje 10 vjeçare për përdorimin e përbashkët të patentave të tyre. Marrëveshja nuk përfshin vetëm teknologjitë në smartphone, por përfshin shumë lloje pajisjesh dhe teknologjish. Kohët e fundit Google ka prodhuar pajisje shtëpiake dhe produkte për TV, ndaj kjo marrëveshje me LG duket e përshtatshme me strategjinë e Google.

Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme. Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube ose të na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE