Permbledhja javore post

Përmbledhjen po e fillojmë me një dhuratë e cila është për herë të parë e organizuar nga portali jonë për ata lexues që janë duke na përcjell. Dhe krejt kjo është mundësuar duke falënderuar një fansit të portalit ameble.com, Alp Kasemi, i cili me vet dëshirë ka ofruar një dhuratë, pikërisht një mbrojtës për Samsung Galaxy S3. Ndërsa, nga dita e nesërme në bashkëpunim me “mega electronics”, kemi edhe një dhuratë për ju. Për çka është fjala, do ta zbuloni së shpejti, andaj qëndroni me ne.

Të kthehemi tek ngjarjet e kësaj jave rreth të rejave në teknologji.

Smartphone dhe Tablet

Liquid S1Edhe java që e lamë pas, ishte më përplot të reja nga bota e smartphone-ve dhe tableteve.  Kompania Acer ka lansuar një bollëk pajisjesh të reja, duke përfshirë Iconia W3 një tablet 8.1 inç me Windows 8, si dhe Liquid S1 një smartphone 5.7 inç me Android.

Gjatë konferencës për shtyp Computex, ASUS ka njoftuar për pajisje të reja Android të cilat pritet të debutojnë në treg me një çmim shumë të ulët. Është fjala për tabletin Memo Pad HD 7. Modeli MeMo Pad, me 8 GB do të ketë çmimin 130 $ ndërsa modeli 16 GB 150 $.

Samsung Galaxy TabNë Prill, Samsung ka bërë njoftimin për lançimin e Galaxy Tab 3 7 inç, ndërsa gjatë javës Samsung njoftoi poashtu për të njëjtin tabletin por me madhësi të ndyshme, 8 inç dhe 10.1 inç. Pra, nga tani fansat e modelit të ri Samsung Galaxy Tab 3 do të keni më shumë opsione të përzgjedhjes së një pajisje por me madhësi të ndryshme, 7,8 dhe 10.1 inç. Për deri sa jemi tek Samsung, mos të harrojmë të cekim se janë shfaqur disa imazhe për modelin e ri Galaxy S4 Zoom i cili veçohet me një kamerë prej 16 Megapikselë-ve.

Sony ka shtuar edhe një smartphone të ri në serinë e tyre Xperia, modelin Sony Xperia M, i cili në dispozicion do të jetë në dy versione, opsionin me një SIM kartë dhe me dy. Të dy versionet posedojnë ekran FWVGA 4 inç me rezolucion 854X480 pikselë, procesorin 2-bërthamor Qualcomm Snapdragon S4 dhe me 1GB RAM.

Si gjithnjë, thashetheme nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe ato ishin të fokusuar në imazhe për modelin HTC One Mini i cili pritet të futet së shpejti në prodhim si dhe pritet të lansohet nga muaji Korrik, si dhe thashetheme në lidhje me Samsung i cili pritet të lansoj tabletin e shumë përfolur Samsung Galaxy Note 3.

Kompania prestigjioze LG ka zyrtarizuar smartphone-in e ri LG Optimus F3 i cili me karakteristika harduerike që posedon i takon një grupi mesatar të smartphone-ve. Ajo që e karakterizon ketë pajisje është aplikacioni Google Talkback i dedikuar për të verbër për tu ndihmuar atyre të kontaktojnë sa me lehtë me të dashurit e tyre. Përveç modelit F3, LG ka lansuar edhe modelin Optimus F7 për tregun e SHBA-ve.

Aplikacione / Softuer

Apple ka lëshuar versionin e fundit për sistemin e tyre operativ, OS X 10.8.4 i cili ka qenë në testim beta për disa javë, përditësimi është tani në dispozicion nga Mac App Store.

Aplikacioni Instagram ka munguar për platformën Windows Phone. Tani, sipas disa burimeve nga WPDang që raportojnë për publikun kinez, thuhet se Instagram ka gjasa të jetë gati për platformënWindows më 26 Qershor.

Ngjarje 

WWDC 2013Nga data 10 – 14 Qershor, në San Francisco, pritet të mbahet konferenca vjetore nga Apple, (WWDC- World Wide Developers Conference ) me ç’ rast do të prezantohen inovacionet, produktet dhe shërbimet e reja që do të ofrohen nga Apple në të ardhmen.

Raportohet se hakerët kinezë kanë vjedhur dokumentet e Obames dhe McCain. Në mbrëmjen e takimit të nivelit të lartë të presidentit amerikan Obama me homologun e tij kinez Xi Jinpig, zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë zbuluar se disa dokumente dhe e-mail-a ishin vjedhur gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008 nga presidenti dhe pastaj nga kandidati për president, John McCain.

Kosova bëhet me SWIFT kod. Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror (SWIFT), ka caktuar një kod të veçantë shtetëror për t’u përdorur në lidhje me identifikimin e institucioneve financiare të Republikës së Kosovës.

Edutek

Edhe rubrika Edutek është pasuruar edhe me një material interesant që ka të bëjë me platformat digjitale Kujtesa dhe IPKO. Është fjala për “Si t’i rendisni kanalet tek platformat Kujtesa dhe IPKO”?

Pas disa ndryshimeve të kanaleve tek platformat IPKO dhe Kujtesa, disa herë na u është bërë pyetja se si ka mundësi të bëhet renditja e kanaleve sipas dëshirës dhe të mbetet ajo që ne dëshirojmë ose siç jemi mësuar deri më tani? Nëpërmjet një video ilustrimi kemi paraqitur disa instruksione për të dy platformat (konkretisht për kanalin KTV) se si të bëni renditjen e kanaleve ashtu siç ju preferoni. Shikoni videon dhe përcillni hapat me poshtë sipas platformës që posedoni.

[youtube id=”WVad4zGr63A” width=”600″ height=”350″]

Kjo ishte e tëra, dhe deri në dielën e ardhshme ju përshëndesim dhe qëndroni me ne. |ameble|