Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.
Pajisje të reja
Microsoft Surface Pro 3. Microsoft ka lansuar versione të ndryshme të tabletit Surface Pro 3 me harduer të përditësuar duke i ofruar ato tek klientët në varësi të kërkesave të tyre si dhe buxhetit të tyre. Tabletit Surface Pro 3 është projektuar për të zëvendësuar laptopin si dhe për të iu ndihmuar atyre përdorueseve që merren me detyra komplekse që kanë të bëjnë me foto, video apo redaktim të muzikës.
HP SlateBook 14. HP ka njoftuar se laptopi i fundit HP SlateBook 14 nga tani është në dispozicion për të blerë si online ashtu edhe në dyqanet e shitjes me pakicë për 429 $. HP SlateBook 14 Android laptop ka ekranin LED 14 inç me prekje me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve dhe është mbështetur nga NVIDIA Tegra procesor 4 me shpejtësi prej 1.6 GHz, 2 GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme për ruajtje dhe vjen me sistemin operativ nga Google Android 4.3 Jelly Bean.
Oppo N1 Mini. Në muajin Maj, Oppo kishte njoftuar se janë duke punuar për versionin miniaturë të pajisjes së tyre OPPO N1 duke mos ofruar detaje për harduerin dhe specifika të tjera që ky model i ri do të ofrojë. Dhe tani, tre muaj më pas ky model është zyrtarizuar dhe është konfirmuar se do të vije me ekranin 5 inç HD i mbështetur nga procesori 4-berthamor Qualcomm Snapdragon 400 me shpejtësi prej 1.6GHz, 2GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme.
Lenovo Vibe Z2 Pro. Lenovo ka prezantuar smartphone-in Lenovo Vibe Z2 Pro për të cilin ishte shumë përfolur se do të jetë një pajisje me harduer të lartë të integruar si dhe një konkurrent serioz ndaj pajisjeve nga Apple, Samsung, Sony si dhe LG. Pajisja vjen me një ekran IPS 6 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 piksleve me densitet prej 490ppi si dhe është përkrahur nga procesori 4-berthamor Snapdragon 801 me shpejtësi prej 2.5GHz, 3GB RAM memorie, 32GB hapësirë të brendshme dhe ka të integruar kamerën kryesore 16 Megapiksel e veçuar me funksionin e stabilizimit optik të imazhit si dhe video incizimin në formatin 4k.
Samsung Galaxy Note 4. Samsung ka njoftuar datën e konferencës së saj për shtyp që do të mbahet me 3 Shtator 2014, gjatë së cilës pritet të njoftojë zyrtarisht për modelin e ri Samsung Galaxy Note 4. Konferenca për shtyp nga Samsung do të zhvillohet njëkohësisht në tri rajone në gjithë botën duke përfshirë edhe New York-un dhe Pekinin.
Acer Chromebook CB5. Një model i ri nga Acer Chromebook CB5 pritet të lansohet së shpejti, me të cilin Acer është përkushtuar për të ofruar një jetëgjatësi të baterisë deri në 13 orë. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar Acer Chromebook CB5, tashmë janë paraqitur disa nga specifika kryesore të tij duke përfshi një ekran 13.3 inç me prekje, procesori 4-bërthamor Nvidia ARM Cortex-A15, përkrahja për WiFi 802.11ac, USB porta 3.0 dhe porta HDMI.
Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në Facebook, Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble