Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.
Edutek
Nëse nuk ju ka rënë asnjëherë që të kaloni limitin e madhësisë së lejuar kur dërgoni attachement (dokument i bashkëngjitur), atëherë është mirë ta dini se shumica e shërbimeve të email-ve lejojnë dërgimin e një email-i me attachement jo më shumë se 10MB (Megabyte).
Përderisa Yahoo dhe Gmail ofrojnë maksimum 20MB respektivisht 25MB. Për dërgimin e disa file-ave apo fotografive të caktuara, madhësia në dispozicion është e mjaftueshme, por në qoftë se ju duhet të dërgoni diçka më të madhe apo më shumë, çfarë bëni? Mesoni se Si të dërgoni File/Folder të mëdhenj (pa pagesë)
Lokale
Ekipi nga Kosova fitues të garës së NASA-s
Ekipi Natev nga Kosova ishte në garë të ngushtë për vendin e parë në garën prestigjioze të NASA-së. Fillimisht projekti i tyre u përzgjodh nga juria e NASA-s nga 950 projekte të 133 shteteve të ndryshme. Më pas votimi vazhdoi, derisa u shpallen fituesit zyrtar të NASA Space Apps Challenge People’s Choice Award.
Lajme
Vodafone lanson tabletin Tab Prime 6– Vodafone si duket ka vendosur të sponsorizoj një numër të pajisjeve të reja ku ketë e konfirmon edhe lansimi i një tableti të ri Tab Prime 6.
Tab Prime 6 vjen me ekran të plotë HD 9.6-inç i cili ofron një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve dhe pajisja është e përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi 1.2GHz.
Microsoft lanson tabletin Microsoft Surface 3 -Microsoft sot njoftoi për lansimin e tabletit Microsoft Surface 3 i cili do të ketë çmimin rreth 499$. Microsoft Surface 3 tabletë vjen me versionin e fundit të sistemit operativ nga Microsoft, Windows 8.1 64-bit dhe është gjithashtu në dispozicion edhe me sistemin Windows Pro për përdoruesit e biznesit dhe po ashtu do të mbështesë edhe sistemin e ri operativ nga Microsoft, Windows 10, i cili do të jetë në dispozicion më vonë gajtë këtij vit.
Lansohet Sony Xperia C4 – hashethemet e më hershme për modelin Sony Xperia C4 morën fund, se pse tanimë ky modeli është prezantuar nga Sony si një pajisje e dedikuar për selfie.
Sony Xperia C4 vjen me Full HD ekranin IPS 5.5 inç me një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë dhe është i përkrahur nga procesori me 8 bërthama 64-bit Mediatek MTK6752 dhe 2GB RAM memorie.
Microsoft do të zëvendësoj Outlook.com me Office 365 – Microsoft po shqyrton zëvendësimin e teknologjisë dhe ndërfaqes se Outlook.com me Office 365, nëse disa raporte dalin të jenë të vërteta. Kompania gjatë këtij viti si duket do të migroj të gjithë përdoruesit e Outlook.com në Office 365. Office 365 sjell shërbime të reja të cilat përfshijnë edhe Outlook Web Access.
Samsung Galaxy Tab S2 do të prezantohet në qershor– Samsung ka pasur një punë të vështirë për pasardhësit të tabletit premium Tab Galaxy S duo, dhe si duket tani Samsung ka gjetur një zgjidhje. Burime nga Industria e Samsung-ut tani paralamrojnë për një prezantim për dy tableta të ri në njoftim në muajin qershor, kështu duke prezantuar modelin e ri Galaxy Tab S2 i cili do të vjen në dy versione, 8 inç dhe 9.7 inç.
Microsoft Lumia 435 nga tani në dispozicion edhe në SHBA– Microsoft Lumia 435, e cila u prezantua në janar të këtij viti, nga është tani në dispozicion për blerje në Shtetet e Bashkuara. Versioni T-Mobile i pajisjes (me ngjyrë të bardhë) tani është e shënuar në faqen e internetit Microsoft Store, dhe mban një çmim prej 70$ me kontratë.
VLC për Android me një tipar të ri– VLC është një prej softuerëve më të preferuar në botë për të luajtur videot.Si softuer përdoret nga miliona njerëz në mbarë botën, dhe nga shumë lloje të platformave. Aplikacioni i VLC-së për Android, kohët e fundit është përditësuar dhe përdoruesit të cilët e përdorin me shpesh mund t’i shohin ndryshimet, edhe pse në pamje duket pak a shumë i njëjtë. Një tipar i ri që është shtuar në ketë përditësim është mundësia që videot të vazhdojnë të luhen në sfond, pa i mbyllur ato.
Lumia 640, smartphone i parë që do të marrë Windows 10– Smartphone-i i rangut të mesëm Lumia 640 mund të jetë smartphone-i e parë që do të marrë sistemin e ri operativ Windows 10, me përditësimin që pritet të vijë gjatë këtij viti, kjo sipas menaxherit të përgjithshëm të Microsoft-it për skandinavi, Osi Korpela. Përveç që do të jetë smartphone-i i parë që do të marrë ketë përditësim, Korpela ka treguar gjithashtu disa nga karakteristikat të cilat pritet t’i ketë Lumia 640. /ameble